0% dalja e votuesve në këto vende

0% dalja e votuesve në këto vende

Apel minsitrit për diasporën, Edmond Ademi!
Aleanca merrë këto poste tjera qeveritare
Tërmeti në Itali, Ambasada shqiptare: Telefononi në këtë numër në çdo kohë
Tre hajdutë të paraqitur si “Alfa”, e vjedhin dhe e rrahin një 21 vjeçar në Shkup

Edhe pse kanë kaluar 6 orë nga hapja e kutive, ka vendvotime që nuk ka filluar akoma votimi. Janë rreth dhjetë vendvotime që dalja e votuesve është 0%. Këto vendvotime gjenden në komunën e Gostivarit, Çashkës, Probishtipit dhe Makedonski Brodit,  njofton shprehja.

Në qytetin e Gostivarit, ku garojnë dy kandidatë shqiptare Nevzat Bejta (BDI-LSDM) dhe Arben Taravari (Aleanca-Besa), ka vendvotime që nuk ka dalë të voton asnjë qytetarë. Në vendvotimin 0480 në këtë qytet, edhe pse kanë drejtë vote 7 qytetarë, asnjëri prej tyre nuk ka votuar. Gjithashtu edhe në venvotimin 0514 kanë drejtë vote 7 qytetarë, prej të cilëve asnjëri nuk ka votuar, njofton shprehja.

Në Çashkë: vendvotimi  2233 nuk kanë votuar asnjë votues, ku kanë drejtë vote dy qytetarë, dhe në vendotimin 2239 ku kanë drejtë vote 7 qytetarë, nuk ka votuar asnjë.

Në Probishtip: në vendvotimin 1548, ku kanë drejtë vote 12 persona, nuk ka votuar asnjë deri në ora 13:00, njofton shprehja. Gjithashtu në këtë qytet, në vendotimet 1551 nuk ka votuar asnjë person edhe pse ka drejtë vote 18 persona.

Në Makedonski Brod, në vendvotimin 0239 edhe pse kanë drejtë vote 7 persona, asnjëri nuk ka votuar. Gjithashtu në këtë qytet në vendvotimin 0261 kanë drejtë vote 2 persona, dhe asnjëri nuk ka votuar, në vendvotimin 0266 dhe 0267 kanë drejtë vote nga 8 persona, dhe asnjëri nuk ka votuar. Gjithashtu në vendvotimin 0269 të këtij qyteti ka drejtë vote 1 qytetarë, i cili nuk e ka kryer akoma këtë detyrë./shprehja.com

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.
ARTIKULLI ME I RI
ARTIKULLI ME I VJETER