3 muaj burg për këtë kryetar komune në Maqedoni

3 muaj burg për këtë kryetar komune në Maqedoni

Ahmeti në aksion, fton në takim Selën, Thacin e Kasamin (FOTO)
Ky prind në Zvicër tregon se si trajtohen atje vajzat me shami… (Foto)
Vesel Memedi mund të garoj bashkë me BDI-në në zgjedhjet lokale
Një vajzë e lënduar rëndë në aksidentin e Unim Dollit

Kryetari i Komunës së Prilepit, Marijan Risteski, është dënuar me 3 muaj burg me kusht, njofton Portalb.mk.

Ashtu siç publikoi portali “Publikum”, Risteski është dënuar pas padive penale kundër tij të dorëzuara nga avokati, Zharko Stevanovski, për kryerjen e veprës penale “kryerje të punës zyrtare në mënyrë të pandërgjegjshme”.

Njëkohësisht, kryetari i Prilepit është i obliguar që të paguaj dëmshpërblim rreth 4.000 euro.

Kryetari Risteski është shpallur fajtor pasi që në periudhën prej 18.07.2015 deri në 06.10.2016 si person përgjegjës i Komunës së Prilepit, në mënyrë të pandërgjegjshme ka vepruar në kryerjen e autorizimeve dhe obligimeve të tij duke mos siguruar mbrojtje ligjore dhe juridike të pronës së Komunës, gjegjësisht nuk e ka siguruar nga dëmet ndërtesën e Komunës së Prilepit.

Me atë Komunës së Prilepit, kryetari i Komunës i ka bërë dëm rreth 4.000 euro, të cilën e kanë bërë një grup qytetarësh gjatë protestave të muajit maj dhe korrik të vitit 2016.

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.