3-vjeçarja s’zgjohej nga gjumi, nëna tronditet kur kupton se ka pësuar sulm nga nxehtësia

3-vjeçarja s’zgjohej nga gjumi, nëna tronditet kur kupton se ka pësuar sulm nga nxehtësia

Tetovari erdhi nga mërgimi, aksidentohet për vdekje në Kosovë (FOTO)
Gjashtëmbëdhjetë tërmete goditën Maqedoninë Juglindore
Pamje të plaçkitjeve në metropolin gjerman: Anarkia të cilën Hamburgu kurrë nuk e ka përjetuar (Video)
BDI publikon emrat e kandidatëve për zëvendësministra

Një nënë amerikane ka folur rreth një momenti të tmerrshëm që e përjetoi, pasi zbuloi se vajza e saj kishte pësuar sulm nga nxehtësia, pavarësisht se nuk kishte qenë në diell gjithë ditën.
Tre vjeçarja Anastasia ishte në shtëpi kur shkoi lartë për të bërë një sy gjumë.

Nëna e saj Jennider Abma shkoi më vonë në dhomën e saj të gjumit dhe zbuloi se ajo ishte “zhytur në djersë dhe ishte skuqur”, transmeton Gazeta Express.

Pasi tentoi ta zgjonte atë për 15 minuta, Abma thirri ambulancën, e cila erdhi menjëherë.

Më vonë ajo postoi një foto në Instagram ku shihej vajza e saj duke fjetur. Në fotografinë e postuar, ajo paralajmëroi të gjithë prindërit.

“Nuk ka asgjë më të frikshme sesa të mos mund ta zgjosh fëmijën tënd”, shkroi nëna. “Kjo është një dëshmi e qartë se një fëmijë nuk ka nevojë të jetë në diell për të marrë sulm nga nxehtësia”, tha ajo.

Abma, që punon si blogere, ishte plotësisht e pavëmendshme rreth rritjes së temperaturës në dhomën e vajzës së saj. “Nuk ia kisha idenë se sa nxehtë ishte në dhomën e saj”, pranoi ajo.

Niveli i sheqerit në gjak i kishte rënë shumë vajzës, dhe pasi profesionistët ndërhynë, Anastasia u zgjua, duke qarë.

“Jo nuk është faji im që kjo i ndodhi asaj por është e vështirë të mos e fajësosh veten, ky është një mësim që e mësova dhe shpresoj qe edhe prindërit e tjerë mund të mësojnë nga kjo dhe të sigurohen që të kontrollojnë dhomat e fëmijëve të tyre sepse ato mund të jenë po aq të rrezikshme sa një veturë e nxehtë”, shkroi Abma.

Pasi e shpërndau postimin në Facebook, historia e saj u bë hit dhe tani është pëlqyer më shumë se 10,000 herë – dhe është shpërndarë më shumë se 40,000 herë.

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.