30 vjeçari nga Maqedonia u dënua me 17 vjet burg në SHBA për vjedhje të miliona dollarëve

30 vjeçari nga Maqedonia u dënua me 17 vjet burg në SHBA për vjedhje të miliona dollarëve

Spanja hap dyert për refugjatët
VIDEO | Emisioni “Agora”: Shoqëria civile, korrektor i Qeverisë apo urë për të hyrë në Qeveri?
VMRO vazhdon bllokadën: Zvërlevski assesi të vijë në rend
Turqia do të donoj çarçafë, batanije dhe jastëk për spitalet e Maqedonisë, me kërkesë të Ministrisë së Shëndetësisë!

Xhevair Ametovski, një qytetar nga Maqedonia, të premten është shpallur fajtor nga Gjykata federale në Bruklin në SHBA për mashtrim dhe shitje të të dhënave personale nga kartelat kreditore të vjedhura përmes veb faqes së quajtur “kodsholl”, njoftoi Prokuroria amerikane, transmeton Portalb.mk.

Tridhjetëvjeçari Ametovski përballet me 17-të vite burg, ndërsa avokatët e tij, siç deklarojnë mediat amerikane, tani për tani nuk e komentojnë aktgjykimin. Ametovski, i cili në internet është i njohur sipas emrave “kodsholl”, “sindrom” dhe “sindromiks”, në vitin 2014 ishte arrestuar në Slloveni, ndërsa vitin e kaluar është ekstraduar në Nju Jork. Akuzat mbi Ametovskin, siç thonë autoritetet amerikane, dalin nga hetimi shtatëvjeçar që është zbatuar në kuadër të luftës kundër tregut-online me të dhëna të vjedhura financiare. Prokuroria ka konfirmuar se Ametovski në periudhën prej vitit 2010 deri 21014 ka pasur shitore online ku ka shitur të dhëna të vjedhura nga më shumë se 181.000 kartela kreditore dhe debitore. Ai nga mijëra viktima ka vjedhur miliona dollarë.

Ametovski i ka marrë të dhënat nga hakerët të cilët informatat i kanë vjedhur nga institucionet financiare dhe institucionet tjera. Personat që kanë blerë të dhëna nga Ametovski i kanë shfrytëzuar për blerje online, por edhe për përpunimin e kartelave kreditore me të cilat kanë tërhequr para nga bankomati. Faqja e internetit të Ametovskit, siç theksohet nga Prokuroria amerikane, u ka mundësuar blerësve që t’i kërkojnë të dhënat e vjedhura sipas numrit të identifikimit të bankës, institucionit financiar dhe sipas gjendjes dhe llojit të kartelës.

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.