5 Qershori, dita botërore e ambientit jetësor

5 Qershori, dita botërore e ambientit jetësor

Unë jam arkitekt i jetës time
Jetojmë që gjurmët tona të flasin
SOT…
Komploti ndaj Republikës duhet të marrë fund – Sadri Ramabaja

Prof dr. Afrim Osmani – ambientalist

5 QERSHORI DITA BOTËRORE E AMBIENTIT JETËSOR
“Lidhja e njerëzve me natyrën”

Sot bota shënon Ditën Botërore të Mjedisit. Dita Botërore e Mjedisit shënohet më 5 qershor çdo vit dhe është mjeti kryesor i Kombeve të Bashkuara për të inkurajuar ndërgjegjësimin dhe veprimin në mbarë botën për mbrojtjen e mjedisit jetësor.

Dita Botërore e Mjedisit u përcaktua nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në vitin 1972, në ditën e parë të Konferencës së Kombeve të Bashkuara mbi mjedisin jetësor, e që rezultoi nga diskutimet e shumta mbi integrimin e ndërveprimeve njerëzore dhe mjedisit. Dy vjet më vonë, në vitin 1974, u mbajt Dita Botërore e Mjedisit me temën “Vetëm një Tokë”, në kuadër të së cilës u organizua edhe fushata kryesore për rritjen e ndërgjegjësimit për çështjet mjedisore që dalin nga ndotja detare dhe ngrohja globale, konsumi i qëndrueshëm dhe krimi i kafshëve të egra. Edhe pse festimet e Ditës Botërore të Mjedisit janë mbajtur çdo vit që nga viti 1974, në vitin 1987 filloi ideja për rrotullimin e qendrës së këtyre aktiviteteve përmes përzgjedhjes së vendeve të ndryshme pritëse.

Dita Botërore e Mjedisit, e cila shënohet më 5 qershor çdo vit në të gjithë globin, është ngjarja më e madhe vjetore për veprim pozitiv mjedisor. Ajo është zhvilluar në një platformë globale për ndërmarrjen e veprimeve në çështjet urgjente mjedisore, duke ndikuar në ndryshimin e zakoneve të konsumit, si dhe duke ndikuar në politikat kombëtare dhe ndërkombëtare. Kjo ditë me relevancë nacionale dhe ndërkombëtare është një ditë për të gjithë, kudo. Që nga momenti që filloi në vitin 1972, qytetarët në tërë globin filluan të organizojnë mijëra ngjarje, nga pastrimi i lagjeve, për të vepruar kundër krimit të kafshëve të egra, për ripyllëzimin e pyjeve etj.

Tema e Ditës Botërore të Mjedisit për vitin 2017 është “Lidhja e njerëzve me natyrën”, në qytet dhe në tokë, nga polet në ekuator. Vendi pritës për festimin e këtij viti është Kanadaja. Kanadaja ka zgjedhur temën “Lidhja e Njerëzve në Natyrë” për 2017, e cila fton njerëzit që të marrin thirrjen me seriozitetin më të madh për të mbrojtur Tokën që ne ndajmë dhe për të vlerësuar bukurinë dhe rëndësinë e saj.

Tema e këtij viti na fton të mendojmë se si ne jemi pjesë e natyrës dhe sa të lidhur jemi ngushtë me të. Ajo na sfidon që të gjejmë mënyra të ndryshme dhe të shumta për të përjetuar dhe çmuar këtë raport jetësor.

Ne dhe natyra, të vendosim lidhje, të mbrojmë gjithçka që është në natyrë – mjedis jetësor.

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.