A do të jenë shqiptarët ende hizmeqarë!?

A do të jenë shqiptarët ende hizmeqarë!?

Letër e hapur mësimdhënësve – Blerona Brao
Komploti ndaj Republikës duhet të marrë fund – Sadri Ramabaja
Hapat tua vëzhgohen!
Kur bariu i kishte lidhjet e forta me Krijuesin Gjithesise – Allahun xh.sh…..!

Shkruan: Selim ILJAZI, Shkup

Pas formimit të qeveris është periudha e nxehtë e debateve gjithandej, përpilohen planet financiare për ambiciet sociale, ekonomike, kulturore, por më së shumti politike. Gjithëkund përpilues dhe propozues i buxhetit është qeveria, por në vendin tonë ajo pothuaj se është edhe miratues faktik, edhe pse formalisht mbulohet me vendimin parlamentar.

Si sillen qeveritë në këtë proces në Maqedoni, opinioni i gjerë tanimë e ka shijuar, edhe pse asnjëher nuk e ka të qartëse si zhvillohen gjërat në krahasim me premtimet publike të zyrtarëve. Për dallim nga kjo, sjelljen parlamentare opinioni e ka të qartë së paku e sheh debatin joproduktiv dhe të paqëndrueshëm me argumente dhe dije për këtë. Qeveritë janë politike dhe si të tilla buxhetin e trajtojnë me theks dominues politik. Dhe nga kjo vimë në konstatim se qeveritë e koalicionit – politikisht jo shumë stabile e të qëndrueshme zakonisht gjenerojnë buxhete rritëse dhe smund ti zvogëlojnë shpenzimet publike ndërsa për pasojë deficitet janë në rrite permanente.

Në Maqedoni asnjë qeveri deri sot nuk ka funksionuar dhe s’do të mundet të funksionojë pa shqiptarët, bile edhe atëherë kur ka pasur shumicë apsolute politike, ajo për shkaqe monoetnike s’është funksionale! Në këtë simetri përveç dimensionit të qëndrueshmërisë politike, domosdo se edhe dimendioni i qëndrueshmërisë etnike e kulturore është një arsye plotësuese për të rishikuar pse nuk ia dalim në këtë aspekt.

Ekziston përcaktimi dhe detyrimi politik për shpërndarje të drejtë dhe adekuate të fondeve publike. Fondet publike në këtë kontekst janë koncept shumë herë më i gjerë se vetëm buxheti, aty bajnë pjes të gjitha resurset publike të shtetit në të gjitha nivelet e tij. Nëse ne i referohemi këtij dimensioni atëherë mund të shohim se edhe sa larg pjesëmarrjes adekuate të hises sonë jemi! Imagjinoni këtu sektori publik e gjitha trupat rregullatore (telekomunikacioni, aviacioni, transporti, energjetika, toka dhe pyjet, koncesionet ajrore..etj), pa përmendur ndërmarrjet publike gjenë më shumë maqedonas të punësuar dhe shumë e shumë më pak shqiptarë. Ky është dimensioni i hisemarrjes që duhet të trajtohet në marrveshjet politike. Përderisa nuk definohet mekanizmi funksional i shpërndarjes së fondeve publike me përfshirje etnike s’mund të flitet as për pjesëmarrje adekuate politike.

Pa u lëshuar në aspekte tjera dua të riafirmoj se shqiptarët shndërohen në “koloni fiskale” sepse ata në Maqedoni kryesisht janë konsumatorë, duke krijuar në diasporë dhe duke shpenzuar këtu! Aspekti jologjik qëndron te nomenklatura e shpenzimeve kapitale me të cilën çdo qeveri krenohet për orjentimin e saj ekonomik, megjithatë në esenc ato janë kryesisht politike dhe me benefite abuzuese.

Shënimet fiskale dhe krahasimi i komunave me popullsi dominuese shqiptare dhe atyre maqedonase, deri tashë, flet mjaft për (pa)drejtshmërinë dhe (pa)barazinë në shpërndarje, bile të buxhetit, se për fondet e tjera publike as që bëhet fjalë. Megjithëse komunat shqiptare për nga numri i banorëve janë më me shumë banor, është krejtësisht indikativ diskriminimi i skajshëm i shqiptarëve.

Për këtë gjendje sna ka faj kryeqeveritari dhe nuk e dim se sa kemi të drejtë të presim nga ai, por dotë jetë e pakuptueshme sikur ministrat shqiptarë të jenë indiferent siç ka ndodhur deri tashë, posaçërisht për diçka që është kaq e dukshme.

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.