A do të zbardhen vallë nesër bisedat e përgjuara në rastin e “Lagjes së Trimave”?

A do të zbardhen vallë nesër bisedat e përgjuara në rastin e “Lagjes së Trimave”?

Mbaron numërimi në Vlorë, dihet fituesi
Isen Shabani krah për krah me protestuesit, kundër bastoreve sportive në Komunën e Vrapçishtit (Foto)
Për të hyrë në Evropë, marokeni i ri rrezikon jetën duke i kaluar 230 kilometra poshtë autobusit (Video)
Gjendet i mbytur në liqen një person

Për nesër Gjykata themelore Shkup 1 ka caktuar vazhdimin e seancës për rastin “Lagjja e Trimave” në të cilën 37 persona akuzohen për terrorizëm dhe organizatë terroriste.

Në Gjykatë prokuroria për krim të organizuar dhe korrupcion do të duhet që të prezantojë pjesën e dytë nga fjala përfundimtare, pasi në seancën e kaluar, disa orë, prokurori Naum Panoski ka prezantuar pjesë nga provat kundër të akuzuarëve.

Në seancën e fundit prokurori Panovski ka përmendur edhe pjesë të bisedave të përgjuara të të akuzuarëve të cilët disa muaj, si dhe në ditën e sulmit, kanë qenë të ndjekur me urdhër gjykate. Nesër prokurori do të duhet të zbardh edhe prova të reja të cilat i ka kundër të akuzuarëve, si dhe të deklarohet se çfarë dënimesh kërkon prokuroria dhe një bazë të cilave prova.

Argumentimi përmbyllës i prokurorisë është rreth 40 faqe. Prokurori, Naum Panoski në gjykatë ka përmendur edhe pjesë të provave të ofruara nga PI masat, të cilat në përputhje me ligjin, gjatë procedurës, kanë qenë të prezantuara në gjykimin me dyer të mbyllura për opinionin. Në bisedat e përgjuara, prokurori Panoski ka thënë se ka edhe të tilla, sipas të cilave vërtetohet se të akuzuarit kanë kontaktuar me persona të panjohur, për të marrë informacione se ku gjendet policia. Sipas prokurorisë, të akuzuarit në ditën e sulmit kanë kontaktuar edhe me Artan Grubin, i cili ka negociuar që ata të dorëzohen tek forcat policore. Ka edhe bisedë të inçizuar në të cilën personi i panjohur i njofton të akuzuarit (organizatorët) se snajperistë fshihen pas ambulancës, ka thënë Panoski.

Në gjykim, derisa prokurori i ka prezantuar argumentet përmbyllëse, disa të akuzuar janë ngritur në këmbë dhe kanë kërkuar nga gjykata që të dalin jashtë nga salla me arsyetimin se prokrori po thotë të pavërteta dhe marrëzira. Të akuzuarit kanë kërkuar nga gjykata që në seancë gjyqësore të dalin si dëshmitarë edhe Nikolla Gruevski, Sasho Mijalkov, Gordana Jankulovska, Ali Ahmeti dhe Artan Grubi. Një pjesë e të akuzuarëve para gjykatës kanë pohuar se ata duhet të dëshmojnë, pasi, siç kanë thënë, edhe ata janë përzer në orgaanizimin e sulmit terrorist. Gjykata e ka refuzuar një propozim të tillë.

Në Lagjjen e Trimave më 9 dhe 10 maj para dy viteve jetën e humbën tetë pjesëta të forcave policore, kurse rreth dyzet të tjerë kanë qenë të plagosur.Kurse nga grupi i armatosur u vranë 10 pjesëtarë.

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.