Administratorët do marin shtesa në pagë, LSDM: Nuk ka mobing, opozita po manipulon

Administratorët do marin shtesa në pagë, LSDM: Nuk ka mobing, opozita po manipulon

Formohet parti e re shqiptare në Maqedoni, ja si do të quhet!
Ohër, 500 tërmete vetëm brenda 10 ditëve
VIDEO | Ivanov: Dënoni Shqipërinë. Ndërhyn në punët tona të brendshme
Parti “ruse” po formohet në Maqedoni, ja plani

Kontributet e pagave për avancim në karrierë për të punësuarit e administratës, edhe pse u tërhoqën para tre viteve, një pjesë e tyre nëpërmjet gjykatës kanë tentuar që t‘i marrin të hollat, duke vlerësuar se me Ligj u takojnë. Të dhënat tregojnë se në vitin 2016 ka pasur 186 raste aktive gjyqësore për këtë gjë, ku të punësuarit nën ombrellën shtetërore i kanë kërkuar të hollat që u takojnë sipas ligjit. Një vit më vonë, numër më i madh i nëpunësve shtetërorë kanë marrë guximin andaj në gjykatë janë regjistruar 722 lëndë gjyqësore. Para se numri i të ankuarve të arrijë një mijë, Qeveria ka vendosur të gjithë rastet e tilla t‘i zgjidh jashtë procedurës gjyqësore. Grafika në vazhdim tregon se përveç kërkesave të të punësuarve në administratë, shteti do të duhet t‘i mbulojë edhe shpenzimet e tjera, për avokatë dhe përmbaruesë por edhe kompensimet për sigurim pensional.

2016 – 189 LËNDË AKTIVE
Borxhi kryesor 1.444.034,00
Shpenzimet procedurale të avokatëve 3.790.752,00
Kompensime për FSPIM 609.920,00
Shpenzime para përmbaruesve 3.000.676,00
Gjithsej: 8.845.382,00

2017 – 722 LËNDË AKTIVE
Borxhi kryesor 2.137.054,00
Shpenzimet procedurale të avokatëve 5.172.090,00
Kompensime për FSPIM 1.201.181,00
Shpenzime para përmbaruesve 399.576,00
Gjithsej: 8.909.901,00

Këtë kompensim për të punësuarit në administratë, Qeveria e VMRO-DPMNE-së para tre vjetëve e shfuqizoi – si masë kundër krizës e cila ishte e pranishme atëherë. Por tani, në opozitë, kjo parti pohon se personat udhëheqës në institucionet shtetërore po kryejnë mobing në sektorin publik, duke kërkuar nga nëpunësit që të heqin dorë nga kompensimet e papaguara, ose në të kundërtën do të largohen nga puna. VMRO-DPMNE-ja u bëri thirrje një pjese të palëve të interesuara që ta kontrollojnë situatën.

“A po kryen Qeveria mobing ndaj administratës? Komisioni për administratë i VMRO-DPMNE-së, i bën thirrje Inspektoratit për punë që të merr masa për mbrojtjen e të punësuarve. Në të njëjtën kohë i bëjmë thirrje edhe Avokatit të popullit që të njoftohet me situatën dhe të ndërmerr masa për mbrojtjen e të punësuarve dhe të drejtave të tyre. I bëjmë thirrje edhe sindikatave që t‘i mbrojnë të punësuarit”, tha Nevenka Stamenkovska.

Partia në pushtet, LSDM-ja menjëherë i mohoi akuzat se po shkelen të drejtat e të punësuarve në sektorin publik. Ky hap, siç thonë ata, është që të eliminohet derdhja shtesë e mjeteve financiare në bazë të shpenzimeve gjyqësore dhe për avokatë. Nga kjo parti shtojnë se është cinike dhe papërgjegjësi e VMRO-DPMNE-së, e cila vite me radhë e ka partizuar dhe nënçmuar administratën shtetërore, tani po “brengoset” dhe rrejshëm akuzon për presion ndaj administratës. Ministri Damjan Mançevski, i angazhuar për këtë çështje, në bisedë për TV21 u mundua që të përgjigjet se si po e rregullojnë çështjen e kuadrosë për të cilin thuhet se janë militantë partiak.

“Qëllimi i qeverisë së mëparshme ka qenë që t‘i përmbushin kërkesat më bazike të anëtarëve të partisë politike që të fitojnë vota, me çrast jo çdoherë kanë qenë në vende adekuate të punës. Dhe ja çfarë ndodhi, dhe në atë proces të famshëm të transformimit nga kontrate e përkohshme në të përhershme, që e sjellin vetëm një ditë para se të hyjë në fuqi ligji i ri për nëpunës administrativ”, u shpreh Damjan Mançevski, nga MSHIA.

Përndryshe në administratë nuk janë të pranishëm vetëm këto probleme, të punësuarit sipas Marrëveshjes së Ohrit ende po i presin hapësirat e punës që më në fund të fillojnë t‘i meritojnë pagat e tyre. Pas rreth 3 muajve duhet të dihet edhe numri i saktë i të punësuarve në institucionet shtetërore. Sipas ritmit të dobët të azhurimit të të dhënave, vetë personalisht ministri Mançevski paralajmëroi sanksione për personat udhëheqës për këtë situatë, me çrast gjendja në sistemin e shkuarjes së të dhënave k filluar që të përmirësohen.

tv21

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.