Agron Halimi, shqiptari që drejton degën e LSDM-së në Haraçinë: ja ç’na bashkon me Zaevin

Agron Halimi, shqiptari që drejton degën e LSDM-së në Haraçinë: ja ç’na bashkon me Zaevin

Administrata, nga shtatori në dy turne pune
Këto janë rregullat e reja për marrjen e patentës së shoferit
Valë e re e shtrenjtimit të cigareve në Maqedoni
FOTO/ Sulm me thikë në Gjermani, një i vdekur dhe disa të plagosur

E veçanta e zgjedhjeve të 11 dhjetorit në Maqedoni, ishte marrja e rreth 50 mijë votave shqiptare nga ana e LSDM-së, partisë së Zaevit, i cili muaj më pas do arrinte të merrte dhe drejtimin e qeverisë. Ishin pikërisht këto vota prej së cilave doli dhe një deputet shqiptar nga kjo forcë, Muhamed Zekiri, një zë i fuqishëm i interesave shqiptare në parlamentin maqedonas.

Po ku ndodhej ky hambar votash shqiptare për një parti maqedonase? Pikërisht në Haraçinën e njohur të Shkupit, aty ku ofrohet dhe një çudi tjetër, ajo që kreu i degës lokale të LSDM-së është shqiptar.

Agron Halimi, sqaron në një intervistë për tesheshi.com, rrethanat dhe kontekstet politike që e kanë çuar të jetë zëri i Zoran Zaevit për bashkëfshatarët e tij.

Bisedoi: Mensur Krasniqi

Ju jeni kryetar i degës së LSDM-së të Haraçinës. Pse pikërisht i një partie maqedonase?

Unë jam kryetar i një partie e cila ka koncept qytetar. Kjo është parti e cila përfshin gjitha nacionalitetet, ku mes të tjerash vlen të potencohet se ka dhe nënkryetar shqiptar, Muhamed Zekirin.

Sa është e vështirë të kërkosh votën nga bashkëfshatarët e tu për një parti maqedonase?

Më e lehta është të kërkosh vota për një parti e cila potencova ka koncept për gjithë qytetarët që jetojnë në të. Barabarësi, drejtësi pa dallim kombi dhe feje.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare LSDM arriti të marrë një numër të konsiderueshëm të votave shqiptare, madje duke ia kaluar për nga numri i votave partive shqiptare në Haraçinë. Si arritët kaq rezultate pozitive?

Rezultati ishte padyshim pozitiv për shumë arsye: shekulli 21 dhe ne nuk kemi as ujë për të pirë, as kanalizim, as shkolla fillore, as çerdhe, as punësime. Kjo do të thotë lënie pas dore e Haraçinës nga partitë që ishin pjesë e pushtetit në të kaluarën, dhe shpresë e madhe në partinë e cila na ofron një platformë me standarde të larta për banorët e këtij fshati.

Si po ua kthen LSDM për votat që ja besuat? A ka bërë ndonjë gjë për banorët e këtij fshati?

Momentalisht veçse ka filluar projekti për ndërtimin e shkollës së mesme dhe dy shkollave fillore në fshat. Shpresojmë që çdo gjë do të perfundon siç edhe është premtuar në platformën parazgjedhore.

Ka ndonjë funksionar shqiptar fshati tuaj në qeverinë e re të Zaevit?

Po, janë emëruar disa persona në funksione publike.

Zoran Zaev, gjatë fushatës parazgjedhore thonte se do i zbardh rastet e montuara të shqiptarëve, dhe tash 4 muaj në qeveri ende të burgosurit e Monstrës po vuajnë burgun. Do të kërkoni llogari nga ai, ose do kërkoni që sa më shpejtë të lirohen shqiptarët e pafajshëm?

Po padyshim se qeveria e re do të zbardhë të gjitha rastet e montuara politike, përfshirë këtu edhe Monstrën.

Tani që po afrohen zgjedhjet lokale, keni menduar për kandidatin si kryetar komune, dhe cilat janë gjasat që LSDM ta fitoj komunën e Haraçinës?

Sa i përket zgjedhjeve lokale ne si kryesi e degës do të respektojmë çdo vendim që do të sjellin organet e partisë. Për momentin ende asgjë nuk është vendosur. /tesheshi.com/