Ahmeti në Saraj: E gjithë BDI qëndron prapa Blerim Bexhetit

Ahmeti në Saraj: E gjithë BDI qëndron prapa Blerim Bexhetit

Tetovë, ceremonia e varrimit të pesë anëtarëve të familjes Zylbeari (LIVE/VIDEO)
Maqedoni-Shqipëri, mbledhje e përbashkët në vjeshtë (VIDEO)
Atentat në Shkodër
Clinton godet Maqedoninë për humbjen e saj në zgjedhjet e fundit, ja pse?!

Bashkimi Demokratik për Integrim i ka hyrë garës për zgjedhjet lokale të 15 Tetorit me bindje se edhe kësaj here do të marrë verdiktin popullit për të rrumbullakuar objektivin që Saraji në plotë kuptimin e fjalës të bëhet për nga zhvillimi pjesë e Qytetit të Shkupit.

Abdilsamet Shabani duke i dëshiruar mirëseardhje keut të BDI-së, Ali Ahmeti, në bastionin e BDI-së në këtë zonë, shprehu bindjen se si këshilltar së bashku me bashkëpartiakët e tij në Këshillin e Qytetit të Shkupit do të jetë zëri i gjithë qytetarëve të këtyre viseve.
Kandidati për kryetar të kësaj komune, Blerim Bexheti si dhe bartësi i listës së kandidatëve për këshilltarë Reshat Ramadani, siguruan se gjatë mandatit të ardhshëm do të vënë në jetë programin që ka marrë pëlqimin e të Sarajit dhe vendbanimeve që bëjnë pjesë në këtë komunë. Projektet, sipas Bexhetit, do ta bëjnë komunën plotësisht urbane, edhe atë përmes zhvillimit lokal ekonomik, të infrastrukturës, arsimit, shëndetësisë, kulturës, sportit e mjedisit jetësor. Me këtë rast ai veçoi ndërtimin e poliklinikës për të cilën janë caktuar hapësirat dhe është përcaktuar vendi i kësaj qendre spitalore si nevojë dhe kërkesë e kamotshme e banorëve.

Duke përgëzuar ekipin fitues për programin e mirë studiuar të qeverisjes lokale për mandatin e ardhshëm, Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, tha se është i bindur që kandidati për kryetar të Sarajit, Blerim Bexheti, do ta çojë deri në fund programin e përcaktuar, si dalzotës dhe kolegjial për të zhvilluar arsimin, shërbimet në shëndetësi, në biznes, për përparimin e infrastrukturës, për rritjen e sigurisë në komunë, për ta bërë atë që të ec me kohën.

Një pjesë të paraqitjes së tij, lideri i shqiptarëve në Maqedoni, Ali Ahmeti, ua kushtoi zhvillimeve aktuale politike duke theksuar transparencën e BDI-së si një ndër virtytet kryesore. Ne tha ai, kemi bërë marrëveshje partneriteti me LSDM-në, në nivel qendror e lokal dhe ajo është me interes të ndërsjellë: ‘Politika është interes dhe ne jemi të zgjedhur t’i mbrojmë interesat e komunitetit që përfaqësojmë, por pa standarde të dyfishta- si flasim, ashtu edhe punojmë. Kërkoj nga ju mbështetjen e kandidatit të LSDM-së, Petre Shilegov, për postin e kryetarit të Qytetit të Shkupit, njësoj sikurse LSDM-ja na mbështet ne në Çair. Tetovë, Gostivar, Kërçovë. Edhe në rrethin e dytë të këtyre zgjedhjeve përkrahja do jetë reciproke,’- paralajmëroi kryetari Ahmeti duke vlerësuar ky është një hap në shërbim të së ardhmes për të tejkaluar ‘ca paragjykime’ për një klimë më të mirë në Republikën e Maqedonisë: ‘Dhe kjo nuk arrihet me fushata e vokabular patriotik e nacional, sepse këta kapituj janë përmbyllur. Duhet të shohim e ta kthejmë kokën kah e ardhmja e të lëmë prapa punët e shëmtuara, por jo duke i harruar ato, sepse duke harruar të kaluarën nuk dimë të ndërtojmë të ardhmen,’- tërhoqi vërejtjen Ahmeti për të shtuar se e ardhmja jonë është në Evropë, në NATO.

Për arritjen e këtij qëllimi duhet komunikim, bashkëpunim, tolerancë e mirëkuptim, për paqe e zhvillim për të gjithë: ‘Republika e Maqedonisë nuk ka alternativë tjetër veç bashkëpunimit mes dy komuniteteve më të mëdha – atij shqiptar e maqedonas, vetëm kështu, bashkërisht mund të jemi ballëlartë e të sigurt për hapat që na presin,’- përfundoi Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim duke u ndalur më pas në bashkëbisedim me të pranishmit në tubimin e mbajtur në Saraj.

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.