Ajo dhe fëmijët e saj ende nuk janë gjetur: Gruaja publikoi pamjet dramatike nga brenda ndërtesës së djegur në Londër (Video)

Ajo dhe fëmijët e saj ende nuk janë gjetur: Gruaja publikoi pamjet dramatike nga brenda ndërtesës së djegur në Londër (Video)

FOTO | Incident i rëndë në Shkup, lëndohen 8 pjestarë të njësisë speciale
Në duart e kujt janë rasti “Monstra” dhe “Sopoti” ?
Pendohet vrasësi i Almirit 4-vjeçar nga Kumanova, u kërkon falje familjarëve
Këto janë kandidatët e VMRO-DPMNE, garë edhe te shqiptarët

Mamaja që publikoi në Facebook pamjet në të cilat ajo, së bashku me dy fëmijët e saj, shihet e bllokuar në katin e 24-të të ndërtesës shumëkatëshe, e cila u përfshi nga zjarri në Londër, ende nuk janë gjetur.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Rania Ibrham, 30, e cila mund të dëgjohet duke kërkuar ndihmë, derisa fqinjët e saj tentojnë të iknin përmes korridoreve të mbushur me tym.

Një mik i saj, Suhair Sharif, 55, ka thënë për mediat e huaja ka thënë: “Rania jetonte me burrin dhe fëmijët e saj në katin e 24-të. Burri i saj ishte në Egjipt, por ai u kthye sapo dëgjoi lajmin. Rania zbriti një kat më poshtë në banesën e një miku, por Rania, dy fëmijët e saj dhe miqtë e mi në katin e 23 janë ende të humbur”.

Videoja në Facebook Live tregon gruan brenda shtëpisë së saj ndërsa banorët bllokojnë dyert për të mos u djegur të gjallë.

Duke folur me një grua tjetër, Ranias i është është thënë të mos hapë derën e përparme, pasi do të “lejonte tymin të futej brenda”.

Rania pastaj e hap derën e përparme në një korridor të zhytur në errësirë, ndërsa fqinjët e saj kalojnë përmes tymit.

Pamjet tronditëse gjithashtu tregojnë gruan, përcjell Telegrafi, që besohet të jetë duke u lutur, në ballkonin e saj ndërsa britmat mund të dëgjohen në sfond gjatë tmerrit.

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.