Aksidenohet dhe mbetet i bllokuar autobusi me nxënës në Brezovicë (Video)

Aksidenohet dhe mbetet i bllokuar autobusi me nxënës në Brezovicë (Video)

Tragjedi në Podujevë, brenda dy orëve vdesin dy familjarë (Video)
Kush do të këshillojë ministrat e ri, ja këshilltarët (VIDEO)
Ky është komandanti i ri i njësitit maqedonas “Tigrat”
Aksident në Shkup, lëndohet nëna dhe vajza dy vjecare (VIDEO)

Në Brezovicë kanë mbetur të ngujuar një numër i madh i nxënësve dhe pushuesve të tjerë, pasi një autobus më rreth 40 nxënës nga Gjakova nuk kishte arritur të frenojë dhe kishte rrëshqitur, duke mbetur i përskaj rrugës.

Nxënësve i ishte dashur që të zbresin nga pjesa e pasme e autobusit, dhe më pas gjysma prej tyre ishin nisur në këmbë për në Prizren, ndërsa pjesa tjetër janë duke pritur në një restorant aty afër, njofton nxënësja Diliona Dujaka.
Ajo po ashtu për Klan Kosova.tv tregoi se për shkak të këtij aksidenti është krijuar kolonë e gjatë prapa autobusit, dhe se për momentin nuk është duke lëvizur asnjë veturë për shkak të gjendjes jo të mirë të rrugës.

Dujaka ka treguar se e kishte parë një automjet të mirëmbajtjes së rrugëve duke shkuar në drejtim të vendit ku është krijuar kolona, por ende nuk dihet se sa kanë arritur ta zhbllokojnë këtë situatë.

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.