Aksident fatal në Shkup, 22 vjeçari humb jetën, dy tjerë të lënduar

Aksident fatal në Shkup, 22 vjeçari humb jetën, dy tjerë të lënduar

Kapet një gjerman me armë në Shkup
Eh more Blerim Latifi, mos u merr me shqiptarët e Maqedonisë dhe me Komandant Hoxhën…
Shoferët të kenë kujdes në komunikacion, vera sjell shumë aksidente në Maqedoni
OJQ-të kërkojnë trup mbikqyës për policinë

Një aksident trafiku ka qenë fatal për jetën e 22-vjeçarit, B.A nga Shkupi.
Ai ka humbur kontroll mbi makinën e tij, “Golf” dhe ka goditur gardhin metalik dhe murin e betonit. Ngjarja ka ndodhur në autostradën tek qarkorja Stajkovci.
Përpos 22 vjeçarit në makinë kanë qenë edhe dy persona tjerë, një vajzë 14-vjeçare dhe një person tjetër e moshës 49 vjeçare.
Pas ndihmës së ofruar mjekësore, X.A (49) është lëshuar për mjekim shtëpiak, ndërsa 14 vjeçarja është ndaluar për kurim në klinikat “Nëna Terezë”.
Hetim në vendngjarje kanë bërë ekipe të SPB Shkup dhe Prokurorisë publike.

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.