Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme në Itali rreth orës 20:00 me protagonistë emigrantë shqiptarë.
Një 38-vjeçar shqiptar dhe 4 fëmijë kanë përfunduar në spital për shkak se u përplasën nga një automjet teksa po kalonin rrugën në Mosciano.
Aksidenti mund të kishte pasur pasoja fatale nëse 38-vjeçari me iniciale F.S., nuk do të përdorte trupin e tij si mburojë për 4 fëmijët e vegjël të moshave 7 deri në 10 vjeç.
Shqiptari ka marrë plagë në kokë dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën në spital.
Edhe 4 fëmijët e fqinjit 38-vjeçar, gjithashtu shqiptarë ndodhen në spital me dëmtime serioze dhe të trembur nga aksidenti i frikshëm.
Mediat italiane shkruajnë se aksidenti është shkaktuar nga një automjet tip Ëolksëagen, që drejtohej nga një i moshuar.
Policia po zhvillon hetime rreth aksidentit./a.k/noa.al/
Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.
KOMENTO