Aksident i rëndë në Tetovë, babë e bijë luftojnë me jetën

Aksident i rëndë në Tetovë, babë e bijë luftojnë me jetën

Në cilat vende nuk votoi asnjë qytetar
Po kalonte doganën greke, shqiptari habit kontrollin me atë që i gjejnë në makinë
400 mijë euro në bankë, prokuroria i bllokon llogarinë biznesmenit shqiptar
Zbulohet vjedhësi 44 vjeçar i barnatores në Çair të Shkupit

Një aksident i rëndë sapo ka ndodhur sonte në rrugën rajonale Bërvenicë – Radiovcë, ku për pasojë mbeten të lënduar rëndë babë e bijë.

Komandanti i zjarrfiksave të Tetovës, Uka Aliti për TetovaSot thekson se viktimat babë e bijë janë në gjendje të rëndë, dhe se janë dërguar me urgjencë në Klinikën e Shkupit.

“Aksidenti i komunikacionit ka ndodhur në rrugën Bërvenicë – Radiovcë, ku me plagë të rënda përfunduan në Spitalin e Tetovës babë e bijë 17 vjeçare, dhe pas vështirësive të lëndimeve ata janë dërguar në Klinikën e Shkupit. Nga atje nuk kemi informacione për gjendjen e tyre”, thekson Uka Aliti nga brigada e zjarrfikësve në Tetovë.

Ekipet e policisë kanë dalë në vendngjarje dhe po inspektojnë shkaqet dhe gjithçka që lidhet me aksidentin.

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.