Aksident i rëndë në Zvicër, pësojnë dy familje shqiptare

Aksident i rëndë në Zvicër, pësojnë dy familje shqiptare

Sulmi terrorist në Kabul, humbin jetën 30 persona
Pamje të tmerrshme të kapura nga droni: U vërsul me veturë në drejtim të turmës – vdes një, lëndohen 19 të tjerë (Video, +18)
Këto janë të fortët e VMRO-së, që i dalin ballë Gruevskit brenda partisë (Foto)
MASH-i pa zgjidhje për emrat e shkollave në Çair

Një veturë ishte ndalur në shiritin ndihmës të autostradës kur një veturë tjetër që po vinte,
e kishte goditur atë, njofton Policia Kantonale e Aargaut, raporton telebasel.ch. Ajo që po
qëndronte në shiritin ndihmës të autostradës pak para orës 16.30, ishte jë kosovare e
moshës 26 vjeçare.
Së bashku me të në makinë ishin edhe dy fëmijët e saj 8 dhe 9 vjeçarë, transmeton
albinfo.ch. Një makinë që po shkonte në drejtim të Brugut është përplasur me tërë fuqinë
në makinën që ishte ndalur aty. Atë e ngiste një 31 vjeçar, po ashtu kosovar.
Kosovarja dhe djali i saj 9 vjeçar ashtu si dhe shkaktari i ndeshjes, (shoferi i makinës
tjetër) kanë pësuar lëndime të lehta ndërsa vajza 8 vjeçare është lënduar rëndë dhe është
transportuar me helikopter për në spital.
Dëmet e shkaktuara materiale vlerësohen në disa mijëra franga
Prokuroria Publike Lenzburg-Aarau ka iniciuar hetimet për zbardhjen e shkaqeve që sollën
te aksidenti, përcjell albinfo.ch. Ndërsa policia i ka marrë patentshoferin shkaktarit të
aksidentit.

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.