Aksidentohen dy autobusë dhe dy makina, 15 të lënduar

Aksidentohen dy autobusë dhe dy makina, 15 të lënduar

Mërgimtares i vidhet çanta dhe dokumente personale
Lajm i Fundit/ Shqiptari nga Shkupi i jep dajak sulmuesit të Zijadin Selës në burgun e Shutkës
VIDEO | Rifat Jashari: ‘Humba 56 anëtarë të familjes, po fitova zemrat e 7 milionë shqiptarëve!’
Taravari, ministri i vetëm që kritikon diskriminimin e kulturës shqiptare në finale

15 persona janë lënduar dje në një aksident rrugor në rrugën lokale në fshatin Bansko – fshati Murtino, në të cilin kanë marrë pjesë dy autobusë, një automjet motorik në terren dhe një makinë.

Nga MPB informojnë se janë përplasur autobusi “Van Hall” me targa të Shtipit, i drejtuar nga B.K (62) nga Radovishi, autobusi “Neoplan” me targa të Shtipit, i drejtuar GJ.J (59) nga Gradsko Balldovci, autmomjeti motorik për terren “Opel Combo” me targa të Strumicës, i drejtuar nga M.M (51) nga fshati Radovo dhe automjeti i udhëtarëve “Opel Zafira” me targa të Strumicës, i drejtuar nga R.I (26) nga fshati Bansko, përcjell Telegrafi maqedoni.

Lëndime të rënda trupore ka marrë shoferi i automjetit për terren i cili është dërguar dhe mbajtur për mjekim në Qendrën mjekësore në Strumicë.

Ndërsa lëndime të lehta trupore ka marrë bashkëudhëtari i automjetit të udhëtarëve dhe 13 udhëtarë të autobusit “Van Hall”, të cilët pas ndihmës së dhënë mjekësore në Strumicë janë lëshuar për mjekim shtëpiak.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB në Strumicë.

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.