Alsat-M zbulon: Ekspertiza për “Almirin”, nga ekspertë pa licencë

Alsat-M zbulon: Ekspertiza për “Almirin”, nga ekspertë pa licencë

RRETH 10 MIJË OBJEKTE ILEGALE NË ÇAIR, CILA PARTI DO TË KETË NË PLAN-PROGRAM RRËNIMIN E TYRE? (VIDEO)
E marrin peng dhe e dërgojnë në Vodno, dramë e vërtetë në Shkup
LAJM I FUNDIT: Aksident i tmerrshëm në Shkup, ka të lënduar
“Presim VV të fiton edhe një deputet nga diaspora”

Eksperti ligjor Branisllav Stefanovski i cili ka kryer ekspertizën neuropsikiatrike në rastin e Almir Aliut për të akuzuarin Boban Iliq, nuk ka pasur licencë valide për ekspertizë në momentin kur është angazhuar për këtë rast. Stefanovski i cili me kërkesë të Prokurorisë Themelore të Kumanovës ishte angazhuar si ekspert neuropsikiatrik nga Klinika Universitare e psikiatrisë në Shkup, në muajin qershor të vitit 2016 i ka skaduar afati licencës. Në dokumentet që ka siguruar Alsat M, konfirmohet se licenca e tij ka skaduar para se të ndodhte vrasja e Almir Aliut në Kumanovë më 25 qershor 2016. Referuar Ligjit për ekspertizë, neni 19 paragrafi 5, kërkesa për vazhdimin e afatit të licencës duhet bëhet dy muaj para skadimit saj. Prokurorja e rastit Suzana Kusigerska, akuzën për vrasje ndaj Boban Iliq e kishte shtruar më 19 dhjetor 2016, ndërsa kërkesën për ekspertizë më 21 shtator të vitit 2016. Pavarësisht se kërkesa ishte bërë para ngritjes së akuzës, raporti neuropsikiatrik ishte marr si dëshmi në procedurë pas ngritjes akuzës, respektivisht pas dy seancave nga fjalët hyrëse. Faktin që Stefanovski nuk ka pasur licencë gjatë angazhimit tij si ekspert neuropsikiatrik e dëshmon edhe kërkesa e tij e paraqitur më 10 nëntor 2017 në ministrinë e Drejtësisë me kërkesën që t’i vazhdohet licenca. Nga kjo rezulton se nga muaji qershor 2016 deri në nëntor 2017, Stefanovski nuk ka pasur licencë, periudhë kjo që korrespondon me kohën kur është bërë ekspertiza për Boban Iliqin dhe periudhën kur është ngritur akuza. Për të mos mjaftuar me kaq, Stefanovski kërkesën për vazhdimin e licencës në dikasterin e Drejtësisë e ka parashtruar edhe në vitin 2018, konkretisht më 12 shkurt. Paraprakisht ministria e Drejtësisë, më 6 shkurt 2018 kishte konstatuar se Stefanovski nuk ka paraqitur kërkesë për vazhdimin e saj dy muaj para skadimit dhe se për këtë arsye nuk ka gjetur bazë për t’ia vazhduar licencën. Duke marr për bazë këtë fakt dhe faktin se Setefanovski me mos vazhdimin e licencës ka shkelur Ligjin për ekspertizë dhe paraprakisht në bazë të informacionit të konfirmuar nga Dhoma e ekspertëve ligjor se Stefanovski nuk ka paguar anëtarësinë për vitin 2014, dikasteri Drejtësisë ka konstatuar se ekspertit Stefanovski duhet t’i merret licenca për 3 vjet duke i mohuar kështu edhe ligjërisht të drejtën që për 3 vite të ushtroj funksionin e ekspert neuropsikiatrik.

 Ministria e Drejtësisë 
“Për marrjen e licencës për ekspertizë, ministri i Drejtësisë sjell vendimin që në bazë të nenit 26 të Ligjit për ekspertizë ligjore ekspertin ta shlyej nga regjistri i ekspertëve ligjor”.

Prokuroria Themelore e Kumanovës nuk mban përgjegjësi për këtë rast, pavarësisht se si organ i akuzës ka kërkuar ndihmë për ekspertizë neuropsikiatrike. Nga ky organ thonë se kërkesa e tyre është adresuar tek Klinika Universitare e psikiatrisë në Shkup dhe jo tek eksperti neuropsikiatrik, Branisllav Stefanovski.

Prokuroria Themelore e Kumanovës

Urdhri për ekspertizë ishte bërë pranë Klinikës Universitare të psikiatrisë në Shkup dhe jo nga ekspertit Branisllav Stefanovski si person fizik, pas çka vetë institucioni në rastin konkret ka caktuar cilët persona, ekspert neuropsikiatrik do të bëjnë ekspertizën”.

Përgjigje të njëjtë ka edhe Gjykata e Themelore e Kumanovës.

 Gjykata Themelore e Kumanovës
“Gjykata nuk ka dhënë urdhër për ekspertizë ndaj ekspertit neuropsikiatrik dhe nuk ka asnjë të dhënë lidhur me licencën, për më tepër edhe gjatë procedurës nuk është kontestuar ekzistimi i saj”.

Ligji për ekspertizë ligjore është i qartë. Ekspertizë mund të kryej vepër personi i cili përveç nivelit arsimor, posedon edhe licencë. Ligjërisht, pa licencë nuk ka të drejtë asnjë institucion të angazhojë ekspert neuropsikiatrik apo çfarëdo eksperti të fushave tjera. Në ekspertizën neuropsikiatrike të të akuzuarit Boban Iliq është konstatuar se i njëjti gjatë kryerjes së aktit ka qenë nën afektin e frikës, por i vetëdijshëm për veprimet e tij. Pikërisht ky konstatim u mor për bazë si mungesë e vetëdijes në kryerje të veprës penale dhe organi akuzës në Kumanovë propozoi rikualifikimin e veprës. Tani pas zbardhjes së rastit me mungesën e licencës për ekspertizë nga neuropsikiatri Branisllav Stefanovski mbetet e paqartë se akuza do të mbetet e njejtë apo nëse mbrojtja do në fjalën përfundimtare do të kërkoj ekspertizë të re.

Adrian Kerimi

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.