14 C
Skopje
September 21, 2018
Informacione

Ameti në “Biznes Plus”: Me mos realizimin e projektit Shkup-Bllacë, Maqedonia ka humbur tregun e Kosovës (Video)

Një nga projektet e parealizuar si infrastruktura rrugore Shkup-Bllacë, ka ndikuar negativisht në tregun e Maqedonisë. Për situatën në fjalë, së fundmi ka folur përfaqësuesi i lartë i Odës Ekonomike Veri-Perindimore, Milaim Ameti në emisionin ekonimik Biznes Plus, duke theksuar se Qeveria e kaluar ishte më e interesuar për të ndërtuar projekte vetëm në pjesën lindore të vendit, ndërsa projekti për rrugën Shkup-Bllacë edhe pse është premtuar, i njejti po vonohet dhe i mbetet kohës së kur do të përfundojë.

“Mos realizimi i projektit Shkup-Bllacë, ka humbur tregun e Kosovës. Kemi humbur një treg prej 500 milionë eksport në Kosovë, tash kemi arritur në 200 milionë, e cila është një humbje shumë e madhe. Gjithsesi Qeveria për momentin premton se do ta rindërtojë rrugën Shkup-Bllacë, me atë që e tha edhe ministri Sugarevski që vitin e ardhshëm do të bëhet investimi i 1.6 kilometrave rrugë, ndërsa pjesa tjetër duhet të projektohet, kështu që përsëri do të ketë një vonesë për të cilën besoni që biznesi është lodhur, duke bërë kërkesën e njejtë për vite të tëra, ndërsa pala kosovare ka arritur afër kufirit edhe pse me kushte jashtëzakonisht të vështira që janë në atë pjesë të Kosovës, por kjo gjithsesi do t’i mbetet kohës se kur do të realizohet përfundimisht”, tha mes tjerash Milaim Ahmeti në emisionin “Biznes Plus” që transmetohet në kanalin TVM2.

AMETI NË BIZNES PLUS: ME MOS REALIZIMIN E PROJEKTIT SHKUP BLLACË, MAQEDOIA KA HUMBUR TREGUN E KOSOVËS

AMETI NË BIZNES PLUS: ME MOS REALIZIMIN E PROJEKTIT SHKUP BLLACË, MAQEDOIA KA HUMBUR TREGUN E KOSOVËS Me mos realizimin e projekteve infrastrukturore si rruga Shkup- Bllacë, Maqedonia ka humbur tregun e Kosovës, vlerësoi Milaim Ahmeti nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri – Perëndimore, në emisionin Biznes Plus. Qeveria e kaluar ishte më e interesuar për të ndërtuar projekte vetëm në pjesën lindore të vendit, ndërsa kjo aktuale edhe pse ka shprehur gatishmërinë për të realizuar këtë projekt, i njejti po vonohet. “Për fat të keq në qeverinë e kaluar nuk hasëm në mirëkuptim nuk e dime arsyen se pse ndodh një lloj I investimeve të tilla, ku nuk kemi cost-benefit analiza, ku kishim vetëm ndërtim të infrastructures rrugore në Maqedoninë Lindore dhe humbëm një treg që kishim diku 500 miljon eksport në Kosovë, tash kemi arritur në 200 e ca miljon, që është humbje goxha e madhe”, tha mes tjerash Milaim Ameti. Ai tha se bizneset janë lodhur duke bërë kërkesën e njejtë tashmë disa vite me rradhë.

Posted by Biznes Plus on Friday, September 14, 2018

Artikuj të ngajshëm

Rrahje në lagjen Aerodrom, e bëjnë për spital dhe ikin (Video)

shprehja

Sela nga Bogovina: Mos keni dilemë më 30 shtator, NATO dhe BE janë aspirata shekullore

shprehja

Thaçi: Qëndrimi i Trumpit ndaj Kosovës s’ka ndryshuar

shprehja