Anëtarësimi në NATO, Kotzias i shuan shpresat Shkupit

Anëtarësimi në NATO, Kotzias i shuan shpresat Shkupit

VIDEO | Pamje magjepse të Liqenit të ngrirë të Ohrit, xhirime nënujore
Taravari lehtëson procedurat e paslindjes për nënat (FOTO)
17-vjeçarja nga Gostivari i vë zjarrin burgut në Shkup
Vrau palestinezin e shtrirë e të plagosur, dënohet ushtari izraelit

Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias ka përjashtuar mundësinë e integrimit të Maqedonisë në NATO pa patur më parë një zgjidhje për çështjen e emrit.

Deklaratën ai e ka bërë në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun maqedonas Nikola Dimitrov, i cili ka zhvilluar vizitën e tij të parë në Athinë, ku nuk është arritur asnjë rezultat gjatë bisedimeve paraprake.

“Greqia dëshiron që gjithë rajoni i Ballkanit perëndimor të bëhet pjesë e sistemit Euro-Atlantik, por çështja është se sa duan vetë këto vende të bëhen”, ka thënë Kotzias.

Ai ka theksuar se askush nuk duhet të presë që Greqia të tërhiet. “Nuk mund të kërkojnë që ne të bëjmë pas në bindjet tona, kurse ata jo”, ka thënë Kotzias.

Kreu i diplomacisë greke ka deklaruar se Athina kërkon që Maqedonia të bëhet anëtare e NATO-s duke u gjendur një zgjidhje kompromisi për çështjen e emrit.

“Dhe menjëherë më pas dy vendet fqinje të shkojnë në OKB e të nënshkruajnë një marrëveshje të re, e cila t’u deklarohet në fund në Bruksel gjithë organizatave ndërkombëtare”, ka vijuar Kotzias.

Ky dialog, që sapo ka filluar, do të pasohet me vizitën e Kotzias në Shkup në muajin gusht dhe sipas dy ministrave, nëse do të ketë një qasje pozitive nga të dyja palët, ajo do të shërbejë si garanci për zgjidhjen e çështjes së emrit.

“Por nuk mjafton vetëm predispozita pozitive, megjithëse përbën një bazë të mirë për negociatat e përbashkëta”, ka shtuar Kotzias.

/ Top Channel

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.