Arrestohet një tetovare e cila e ka maltretuar të motrën e saj dhe e ka kërcënuar me jetë

Arrestohet një tetovare e cila e ka maltretuar të motrën e saj dhe e ka kërcënuar me jetë

Pandeli Majko, ministri që do të përkujdeset për shqiptarët jashtë kufijve
Gërçec, arrestohet hajduti i veturave
“Kërcet” në VMRO-DPMNE, po lëkundet froni i Gruevskit, ja fraksioni për ndryshim (VIDEO)
BDI dhe Aleanca humbet drejtorinë e Doganave, ja kush do të jetë?!

Një tetovare gjashtëdhjetëvjeçare L.P mbrëmë në policinë e Tetovës ka denoncuar se motra e saj A.P (62) me të cilën jetën në të njëjtën banesë, psiqikisht e ka maltretuar.

MPB informon se tetovarja ka theksuar se motra e saj e ka mbyllur në njërën nga dhomat duke e kërcënuar edhe me jetë, derisa të bijës së saj ia ka mbyllur derën e hyrjes së banesës dhe nuk e ka lejuar të hyjë brenda.

A.P. është arrestuar dhe mbajtur në SPB Tetovë për procedurë të mëtejme. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik i Tetovës. Kundër A.P. do të ngrihet kallëzim penal përkatës.

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.