Arrestohet shitësi i parë joligjor i biletave për ndeshjen e “UEFA Super Cup”

Arrestohet shitësi i parë joligjor i biletave për ndeshjen e “UEFA Super Cup”

Kasami takim me ambasadorin kroat
Për cilët njerëz nga Maqedonia në protestat anti-Vuçiq, flet Ivica Daçiq?
Zgjedhet drejtor i ri një shqiptarë nga Velesi
Zaevi e pret në takim Thaçin, ja çështjet për të cilat do të bisedohet?!

Policia ka arrestuar shkupjanin 41-vjeçarë, i cili ka tentuar të shes bileta për ndeshjen e “UEFA Super Cup”, e cila do të luhet sot mes Real Madridit dhe Manchester Unitedit në stadiumin “Telekom Arena” në Shkup.

Shkupjani ka ofruar dhe reklamuar biletat në internet me çmim deri 600 euro. Ai ka tentuar të shesë dy bileta, duke lënë numrin e telefonit për kontakt dhe adresën e tij, me çka organet shtetërore kanë arritur ta gjejnë dhe e kanë arrestuar.

Si provë, të arrestuarit i janë marrë kompjuteri, telefoni dhe SIM-kartela.

Kuvendi i Maqedonisë më herët votoi ndryshime në Kodin Penal sipas të cilit parashihen sanksione për falsifikimin dhe shitjen joligjore të biletave për ndeshjen e “UEFA Super Cup”

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.