Arsyeja pse uraganët vdekjeprurës kanë emra femrash

Arsyeja pse uraganët vdekjeprurës kanë emra femrash

A e dini se pse është kjo vrimë e vogël në telefonin tuaj, ja misteri i saj
SI TË LARGONI PËRGJITHMONË MILINGONAT NGA SHTËPIA
Për 18 muaj, e ëma mendonte se ai kishte “fobi ndaj veturave”, u tmerrua kur kuptoi se çfarë gjendej nën ulësen e djaloshit (Foto)
FOTOT/ Kaloi gardhin për të shmangur biletën, mbytet nga tigrat

Uraganët me emra femërorë janë më vdekjeprurës sesa stuhitë që iu janë dhënë nofka mashkullore, sepse njerëzit i marrin ato më pak seriozisht, thotë një studim. Studimet sugjerojnë se ndryshimi i emrit të stuhisë nga Charlie në Eloise mund të trefishojë numrin e viktimave.

Autoritetet u vënë emra stuhive të mëdha, sepse besojnë se i ndihmon njerëzit të kujtojnë këshillat se si të mbrohen nga moti, thanë studiuesit.

Por “kjo praktikë gjithashtu prek edhe stereotipet gjinore të zhvilluara gjerësisht, me pasoja potencialisht vdekjeprurëse”, shkruan “Proceedings of the National Academy of Sciences” në SHBA.

Studiuesit në Universitetin e Illinoisit dhe Universitetin Shtetëror të Arizonës analizuan më shumë se gjashtë dekada të dhëna, para se të arrinin përfundimet e tyre.

Ata shkruajnë: “Ne demonstrojmë se një fatkeqësi natyrore, thjesht duke u shoqëruar simbolikisht me një gjini të caktuar nëpërmjet emrit, gjykohet në mënyra që përputhen me rolet dhe pritshmëritë përkatëse sociale të asaj gjinie. Viktimat e shkaktuara nga uraganet në Shtetet e Bashkuara tregojnë se uragane të rënda me emra femërorë lidhen me shifra më të larta të numrit të të vdekurve”.

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.