Azem Sadiku shpallë fitoren në Studeniçan

Azem Sadiku shpallë fitoren në Studeniçan

Sela a do të rikandidohet për komunën e Strugës?!
Shkolla e mesme “Marija Kiri Skllodovska” shënon 109 vjetorin e ditës së alfabetit
Këto janë kandidatët e BESËS për zgjedhjet lokale?!
“Vuçiq një tradhtar dhe dyftyrësh”

Në komunën e Studeniçanit, sipas të dhënave të shtabeve partiake, Azem Sadiku i PDSH-së ka arritur të shënojë fitore me një diferencë të dalluar përballë kandidatit të Lëvizjes BESA, Rexhep Memedi.

Sipas të dhënave të shtabit zgjedhor të Sadikut, dallimi me vota është rreth 4200 vota për Azem Sadikun dhe 3600 vota për Rexhep Memedin.

Nga shtabi i Sadikut informuan për INA se kandidati i tyre ka arritur që të fitojë bindshëm në rrethin e dytë të zgjedhjeve.

Sipas tyre, tanimë ka nisur festimi i fitores në sheshin e komunës së Studeniçanit.

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.