Azra Curri tërhiqet nga sporti, i mohohet pjesëmarrja në KB në Spanjë

Azra Curri tërhiqet nga sporti, i mohohet pjesëmarrja në KB në Spanjë

Ja marrëveshja që do të jetë mes Zaevit dhe Thaçit
Sulm seksual në një shtab partie politike
Muhamed Zekiri merr post të rëndësishëm në LSDM
Vjedhje në një banesë në Shkup për Pashkë

Pasi që Federata e Karatesë së Maqedonisë (FKM) nuk e ftoi Azra Currin që të jetë pjesë e reprezentacionit për Kampionatin Botërorë për kadetë, junior dhe junior deri në 21 vjeç, që do të mbahet në Tenerife të Spanjës (25 deri 29 tetor), ajo dhe prindi i saj sollën vendimin që të tërhiqet nga sporti i karatesë, ndërsa trajneri i saj, ish-kampioni evropian, dolën me një reagim për vendimin e palogjikshëm të federatës.

Në lidhje me këtë trajneri  i saj Elvir Kurtanoviq për Portalb.mk tha: “Edhe pse është kampione e Maqedonisë dhe më e mira në kategorinë e saj, Federata e Karatesë së Maqedonisë zgjodhi kushte selektive dhe në praktikë duket si i palogjikshëm. Mohimi i pjesëmarrjes në Kampionatin Botëror në Spanjë është një nga shumë dëshmitë se Azra dhe familja e saj vendosën qe pas 12 vitesh karrierë, stërvitje aktive dhe sfida të shumta brenda dhe jashtë Maqedonisë, të largohet nga ky sport”, tha , Kurtanoviq.

Ndërkaq, babai i Azrës, Muhamedin Curri për Portalb.mk vlerësoi se gjithçka çfarë u investua deri më sot nga ai dhe mundi i Azrës që është bërë të arrihet në këtë Kampionat, për fat të keq kjo ishte e paarritshme.

“Ne bëmë çmos që Azra të arrijë deri në Kampionatin Botëror, për këtë investuam shumë, deri në 10 mijë euro. Mirëpo, për fat të keq edhe pse ishte kampione në kampionatin shtetëror të fundit ajo u refuzuar të merr pjesë në Spanjë kinse nuk u plotësuan disa kushte. Ata e bënë rregulloren si deshën vetë”, tha Curri.

Ndërkaq Azra Curri, e mërzitur nga “mohimi” i së drejtës për pjesëmarrje në Spanjë tha: “Kam dhënë shumë mund, energji dhe sakrificë. Këtë nuk e kam bërë vetëm unë, por edhe familja ime si me kohë por edhe materialisht. Stërvita shumë, bëra shumë përgatitje fizike për një kohë të gjatë, vetëm e vetëm që të bëhem kampione shtetërore, ku me automatizëm duhet të jem pjesë e Kampionatit Botëror në Spanjë. Mirëpo këtë sërish nuk arrita ta bëjë, as unë, as familja e as trajneri”, tha Azra.

Të ritheksojmë faktin se, Azra Curri edhe në të kaluarën ka qenë fituese e shumë trofeve kombëtare dhe ndërkombëtare. Curri, karateistja e KK “KeIks” nga Shkupi ka fituar medaljen e artë në kampionatin e Maqedonisë për kadet, junior dhe U21. /Portalb.mk/

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.