Bariu strugan ka kryer sulm seksual ndaj një shtetase holandeze

Bariu strugan ka kryer sulm seksual ndaj një shtetase holandeze

Plagoset me thikë 27-vjeçari shqiptar, sherr për motive banale
Vendi ku dalja ishte 100%
Hahn: BE nuk ka të ardhme pa Ballkanin
Turqia në ‘luftë’ me Gjermaninë

Bariu 29-vjeçar A.A nga fshati Podgorci i Strugës, është i dyshuar për kryerje të sulmit seksual ndaj holandezes 55-vjeçare në fshatin Vevçan, derisa ajo ka fotografuar kope të deleve.
Rasti është denoncuar në orën 20:30 në sektorin policorë në Veleshtë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Të njëjtën ditë rreth orës 14:30 në fshatin Vevçan, derisa e dëmtuara ka fotografuar kope të deleve, bariu i është afruar dhe ka kërkuar ta ai ta fotografojë së bashku me kopenë. Pasi e ka fotografuar K.S.K është përshëndetur me bariun dhe është nisur drejt automjetit të saj. Në atë moment persone me forcë ka tentuar ta shtrijë në tokë dhe ta përdhunojë. Në një moment e dëmtuara ka arritur të largohet nga ai dhe është nisur drejt automjetit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Bariu është nisur pas saj, e ka kapur derën nga ana e bashkëudhëtarit dhe nga çanta e saj ka marrë portofolin me 2 mijë denarë para dhe është larguar në drejtim të panjohur.

Policia po ndërmerr masa për gjetje të kryerësit dhe për ndriçimin e rastit.

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.