Baton Haxhiu godet Ali Ahmetin dhe Zoran Zaevin

Baton Haxhiu godet Ali Ahmetin dhe Zoran Zaevin

Ngjarje tronditëse në Angli, myslimanes ia heqin shaminë me forcë (Video)
Fushata/ Erdogan “në Shqipëri” për të mbështetur Edi Ramën
Katica po e presim kthimin e Gruevskit nga Stambolli…
Një këmbësor dhe dy shoferë të lënduar rëndë në Shkup

Gazetari dhe publicisti Baton Haxhiu ka goditur ashpër qeverinë e re në Maqedoni, veçmas Kryeministrin Zoran Zaev dhe Kreun e BDI’së Ali Ahmeti. Haxhiu në një shkrim autorial ka thënë se me Zaevin dhe Ahmetin në Maqedoni nuk do të ketë as shtet as dygjyhësi.

Haxhiu ka theksuar se Aliu dhe Zaev as që po tregojnë guxim që të ndërrojnë temën e dialogut nacional. Të mundësojnë ndërtimin e një Maqedoninë të re, Maqedonie të emrit të ri dhe të realitetit të ri shoqëror dhe gjuhësor.

“Analfabetizmi më i keq nga të gjitha llojet është analfabetizmi politik. Është një përshtypje që kryeministri i Maqedonisë bashkë me Ali Ahmetin po shohin vetëm vetën. Nuk shohin maqedonasit. Nuk e shohin as  shoqërinë përreth” shkruan Haxhiu.

“BDI vazhdon te perfaqesoi me perulje dhe me Persona analfabet politik, Ata nuk dëgjojne, nuk flasin, dhe nuk marrin pjesë në ngjarjet politike. Nuk e din se kostoja e jetesës, çmimi i fasules, peshkut, miellit, qerasë, këpucëve, ilaçeve, varet nga vendimet politike. Keta njerëz te BDI-se po harrojne  qe me 15 vite ne pushtet nuk e dijne se nga mosdija e tyre politike lind prostitucioni, fëmijët e braktisur, dhe hajnat e sojit më të keq: politikanët e këqij, të korruptuar dhe të blerë nga kompanitë lokale; dhe nga idiotët lokal, të cilët mendojnë se janë patriotë” ka shtuar ai.

Shkrimin autorial të Baton Haxhiut mund ta lexoni të plotë këtu.

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.