BDI ja cilët drejtori dhe agjencione do ti drejtoj

BDI ja cilët drejtori dhe agjencione do ti drejtoj

Arrestohen dy shtetas shqiptarë, trafikojnë 47 pako me drogë përmes Maqedonisë në Greqi
Hazbi Lika ja çka thotë për Ligjin e ri të gjuhëve
Rrahet Arbana Xharra (Foto)
Rrëhohet ura, dhjetëra turistë mbeten të bllokuar në Prilep

BDI permes nje komunikate ka informur per drejtorite qe do kete. “Per të qenë më konkret po ju paqyrojmë institucionet që ka drejtuar BDI deri më tani dhe që do të vazhdojë të drejtojë janë:

SHA Postat e Maqedonisë; SH.A. për menaxhim me objektet afariste në pronësi shtetërore; Fondi për Sigurim Shëndetësor i Maqedonisë; Agjencioni për Investime të Huaja; N.P. për menaxhim me kullosat; Instituti për Shëndet Publik; NP Hekurudhat e Maqedonisë – Infrastruktura; NP Rrugët e Maqedonsië; SHA “M-NAV”; Inspektorati shtetëror i punës; Agjencioni për Rezervat Shtetërore; Drejtoria për rezevat e detyrueshme të naftës dhe derivateve të naftës; Qendra për menaxhim me kriza; Inspektorati Shtetëror për Inspekcion teknik; Inspektorati shtetëror për transport; Drejtoria fitosanitare; Parku Nacional “Pelister”; Enti Shtetëror për Pronësi Industriale; Byroja për zhvillim rajonal; Drejtoria për Shërbime të përbashkëta të Klinikave Universitare të Shkupit; Klinika Universitare për traumatologji, ortopedi, anestezion, reanimacion dhe trajtim intenziv-Shkup; Klinika Universitare për Reumatologji – Shkup (Drejtor ekonomik); Klinika Universitare për Pediatri – Shkup (Drejtor ekonomik); Klinika Universtiare për sëmundje kirurgjike – Shkup (Drejtor ekonomik); Spitali Klinik – Tetovë; Spitali Specialistik për gjinekologi dhe obstetrikë “Nëna Terezë” – Shkup; Spitali Psikiatrik – Shkup (Drejtor ekonomik); Instituti për transfuziologji – Shkup; Galeria kombëtare e Maqedonisë; Teatri Shqiptar – Shkup; Qendra Nacionale për Konzervim; Qendra për Konzervim – Gostivar; Shtëpia e Shëndetit Gostivar, Shtëpia e Shëndetit Kërçovë, Spitali I përgjithshëm Dibër, Spitali I përgjithshëm Strugë, Galeria e arteve – Tetovë; Qenda për shkollim profesional dhe trajnim; Qendra për arsimimim të të rriturve; Konvikti shetëtor “Pellagonia”; Burgu i Tetovës; Burgu i Strugës.

Ndërsa, institucione me të cilat do të udhëheqë BDI sipas marrëveshjes së re për koalicionim janë: Agjencioni për Komunikim Elektronik; Biroja për Metrologji; SH.A. Resurset Energjetike të Maqedonisë; SHA GA-MA; SHA Menaxhimi me ujrat; NP e ujësjellësit “Studençica” – Kërçovë; Kryetar i Bordit Drejtues të “Telekomit të Maqedonisë”; Banka e Maqedonisë për Përkrahje të Zhvillimit; Komisioni për letra me vlerë; Drejtoria për ambient jetësor; Inspketorati për ambient jetësor; Akademia për mësimdhënës; Drejtoria për udhëheqje të librave amë; Byroja për furnizime publike; ELEM Turs; Muzeu Arkeologjik i Maqedonisë; Klinika Universitare për kirurgji torakale dhe vaskulare – Shkup; Klinika Universitare për Gjinekologji dhe Obstetrikë – Shkup (Drejtor ekonomik); Klinika Universitare për sëmundje infektive dhe febrile – Shkup (Drejtor ekonomik); Qendra për Shëndet Publik Tetovë.

Këshillat drejtues dhe intitucionet tjera gjithashtu do të emërohen pas zgjedhjeve lokale.

“Shpresojmë të kemi mirëkuptim dhe njëkohësisht t’iu urojmë që zgjedhjet lokale të jenë sa më të mira po aq edhe të denja, ku duhet të konsolidojmë rradhët tona për të dalë sa më të suksesshëm në të gjitha drejtimet si në përzgjedhje të kuadrit drejtues poashtu edhe në përcaktimet tona programore për t’iu shërbyer qytetarëve në mënyrën që ata e meritojnë.”, thekson BDI. (INA)

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.