BDI në Çair anketon tre kandidat, ja cilët janë ato

BDI në Çair anketon tre kandidat, ja cilët janë ato

10-vjeçari tenton të hidhet nga kati i 7, luante ‘balena blu’
LR-PDSH mban zgjedhjet në Çair
Tronditet Zvicrra, shtetasi nga Maqedonia vret gruan, kamerat incizojnë rastin
Rreth 150 kilogramë drogë sekuestrohet në Haraçinë

Zgjedhjet lokale pritet që të bëhen një arenë e nxehtë për gjitha partitë politike në vend, ndërkohë që partitë po bëjnë gati kandidaturat se me kë do të garojnë në zgjedhjet lokale, transmeton Zhurnal.mk

Çairi, si një nga zonat më të ndieshme tek komunat shqiptare pritet të jetë poashtu një arenë e hapur edhe brenda partive se kë do të nxjerin përballë rivalëve politik.

Bashkimi Demokratik për Integrim ndonëse akoma nuk ka vendosur për asnjë kandidaturë, Agjencia e lajmeve Zhurnal mëson se për komunën e Çairit kjo parti tashmë po bën anketat e fundit derisa në garë ka futur tre kandidat për të matur pulsin tek simpatizantët dhe votuesit se kush do merr përkrahje më të madhe për të nxjerë në garën për komunë.

Zv.kryeministri Bujar Osmani, zv.ministri i arsimit Visar Ganiu dhe drejtoresha e QIK-ut Sermine Purini janë tre kandidaturat të cilat shqyrtohen brenda BDI-së për të dalë në garë në zgjedhjet lokale në komunën e Çairit.

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.