Besa dhe Aleanca të gatshme për bashkëpunim në zgjedhjet lokale (Video)

Besa dhe Aleanca të gatshme për bashkëpunim në zgjedhjet lokale (Video)

Sela dhe Kasami në pritje të fjalës së Ahmetit
Arrestohet personi që mbajti peng disa orë avionin libian në Maltë
Natë e gjatë në Ohër, tërmetet s’kanë pushuar tërë natën
Maqedonasi ka rrahur shqiptarin në Kumanovë

Atë që nuk mundën ta bëjnë në zgjedhjet parlamentare të dhjetorit vitin e kaluar, si duket kanë vullnet dhe optimizëm se do ta bëjnë në zgjedhjet lokale të 15 tetorit. Lëvizja Besa dhe Aleanca për shqiptarët janë të hapur për bashkëpunim të ndërsjellë. Nga Lëvizja Besa thonë se rreth kësaj çështje kanë biseduar me Aleancën për Shqiptarët por se nuk ka ndonjë hap konkret rreth bashkëpunimit.
“Sa i përket koalicioneve të mundshme parazgjedhore të gjitha opsionet janë të hapura dhe besojmë që momentin që do të kemi ndonjë vendim konkret nga të dyja palët, opinioni do të jetë i njoftuar”, u shpreh për TV21, Faton Fazliu, nga Lëvizja Besa.

Edhe nga Aleanca për Shqiptarët thonë se janë duke e diskutuar mundësinë e bashkëpunimit parazgjedhor për lokalet. Ata thonë se kanë formuar një grup negociues që do t’i prijnë kësaj çështje.

“Aleanca për shqiptarët po i shqyrton të gjitha mundësitë politike që të dalë sa më mirë në zgjedhjet lokale 2017. Duke ofruar alternativa dhe ofertë programore dhe kadrovike për një menaxhim sa më të mirë në zgjedhjet lokale. Jemi të hapur për bashkëpunim dhe koalicionim me ato forca politike me të cilët do të gjenim gjuhë të përbashkët në interes të votuesve shqiptarë, parimeve dhe subjekteve politike që i përfaqësojmë”, thanë nga Aleanca për shqiptarët.

Nga partia e Selës nuk përjashtojnë mundësinë e bashkëpunimit edhe me BDI-në, ndërsa Lëvizja Besa nuk është e hapur për të bashkëpunuar me këtë parti, e ndërkohë BDI është shprehur e gatshme për të bashkëpunuar me të gjitha subjektet politike shqiptare.

Çështja e bashkëpunimit mes partisë së Selës dhe Kasamit para zgjedhjeve parlamentare të 11 dhjetorit të vitit të kaluar, pas shumë tentimeve nuk rezultoi me sukses. Nga ana tjetër së fundmi partia e Selës u emërua si Aleanca për Shqiptarët, por pa pëlqimin e Vesel Memedit dhe Gëzim Ostrenit.