BESA do të del në mejdan me Zendelin, Memedin, Sejdiun e Kasamin për t`i fituar këto komuna

BESA do të del në mejdan me Zendelin, Memedin, Sejdiun e Kasamin për t`i fituar këto komuna

“Gjenocidin në Çair e bëri BDI-ja”
EKSKLUZIVE: Ja cilat ministri janë rezervuar për Aleancën për Shqiptarët ?!
Shpërthen vullkani Etna
Foto ekluzive nga sheshi i ri në Shkup

Partitë politike tanimë po i bëjnë konsultimet e fundit brendapartiake për kandidatët që do të garojnë në zgjedhjet lokale të 15 tetorit.

Agjencia e Lajmeve Zhurnal mëson se Lëvizja BESA në Komunën e Likovës do të garon me Shaban Zendelin ku ky i fundit është edhe anëtar i kryesisë qendore të kësaj partie. Ndërsa në Studeniçan sipas burimeve të Agjencisë Zhurnal, Lëvizja BESA do të garon me Doktorin Rexhep Memedi i cili gëzon autoritet të madh pranë qytetarëve të kësaj komune.

Zhurnal mëson se tanimë Lëvizja BESA ka zgjedhur edhe kandidatin që do të garon në Komunën e Zhelinës. Mbështetje maksimale për kandidat në këtë komunë ka marrë jursiti Blerim Sejdiu.

Nga ana tjetër sipas burimeve të agjencisë sonë kryesia e Lëvizjes BESA ende po bënë kalkulimet e saja për Komunën e Tetovës, por kandidat më i avancuar për Komunën e Tetovës pritet të jetë vet kreu i kësaj partie Bilall Kasami.

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.