BESA-Kumanovë: S’futemi në Listë të përbashkët me parti të inkriminuara

BESA-Kumanovë: S’futemi në Listë të përbashkët me parti të inkriminuara

Plagosje me armë në një dasmë në Gostivar
AAK: Nuk e pyesim Vuçiqin se si ta presim Edi Ramën
VIDEO | Rifat Jashari: ‘Humba 56 anëtarë të familjes, po fitova zemrat e 7 milionë shqiptarëve!’
Postet, Aleanca kërkon 3 Zv.ministra dhe 3 sekretarë

Lëvizja BESA-Dega në Kumanovë, e nuk e mbështet iniciativën e Bashkimit të Intelektualëve Shqiptarë (BISH) Kumanovë – Likovë, për daljen e partive shqiptare me një listë të përbashkët të këshilltarëve në Kumanovë për zgjedhjet e 15
tetorit, te cilen deri tani e kanë përkrahur BDI dhe Vesel Mehmedi. Arsyetim eshte bere nen pretekstin se “Levizja BESA nuk bashkepunon me partite e kriminalizuara”, por mbështetë cdo nismë bashkëpunimi për interesat madhore të shqiptarëve në Kumanovë dhe rrethinë.
“Nuk koalicionojme me partite e inkriminuara. Kete qendrim Levizja BESA nuk e ka formuluar sot, por ky qendrim daton qe para fillimit te fushates elektorale per zgjedhjet parlamentare te vitit te kaluar. Prandaj, jo qe refuzojme bashkepunim me partite shqiptare, por e ritheksojme – nuk duan koalicionime me partite shqiptare qe jane te perfshira ne krim dhe korrupsion. Kete parim do ta ruajme gjithmone, dhe jo vetem ne keto zgjedhje. Jemi per t’i shpall lufte ketyre dy dukurive dhe jo per t’i perkrakur”< jane shprehur nga Kryesia e Deges se Levizjes BESA-Kumanove. Të rikujtojmë se iIniciativën e Bashkimit të Intelektualëve Shqiptarë (BISH) Kumanovë – Likovë për daljen e partive shqiptare me një listë të përbashkët të këshilltarëve në Kumanovë për zgjedhjet e 15 tetorit, deri tani e kanë përkrahur BDI dhe RDK, informon INA. Përfaqësuesit e këtyre dy partive i janë përgjigjur kryetarit të BISH se janë të gatshëm për këtë nismë. Për BDI është deklaruar kryetari i shtabit zgjedhor Ilir Saiti, i cili ka shkruar se janë të gatshëm për të dalë me listë të përbashkët dhe se presin edhe partitë e tjera. Ndërsa nga RDK e Vesel Memedit është deklaruar kryetari i degës së kësaj partie në Kumanovë, Premtim Iseni, duke theksuar se është i gatshëm për unifikim për forcimin e kauzës shqiptare. Ndërsa deri tani ka munguar përgjigja nga ana e Lëvizjes BESA dhe Aleancës për Shqiptarët, por edhe PDSH-së. “Edhe njëherë i drejtohemi publikisht dhe i bëjmë ftesë vëllazërore subjekteve politike në Kumanovë nëse me të vërtet e kan në zemër parollën për kombë të i përgjigjen fteses sonë dhe të ulen ta bëjnë një listë të përbashkët. Bashkrenditja në një listë të përbashkët e subjekteve shqiptare në Kumanovë do të ndikojë në ngritjen dhe cilësin e standardit jetësor të nivelit etnik”, ka thene kryetari i BISH, Halim Hyda, duke dashur ta arsyetoje iniviativen e Bashkimit të Intelektualëve Shqiptarë (BISH) Kumanovë – Likovë.