BIRN: Furnizimi i veturave të MPB-së është bërë pa tender nga një donator i LSDM-së

BIRN: Furnizimi i veturave të MPB-së është bërë pa tender nga një donator i LSDM-së

Pacolli flet pas deklaratave të Agim Bahtirit për koalicion me Vetëvendosjen
Zbulohet shkaku i zjarrit në Londër (Foto)
Zekaj: Ju doni luftë, keni me humb keq
LSDM stopon punësimet nLSDM stopon punësimet në administratë, edhe pse nuk është realizu Marrëveshja e Ohritë administratë, edhe pse nuk është realizu Marrëveshja e Ohrit

Me para të donuara nga Republika e Çekisë, Ministria e Punëve të Brendshme, vjet pa tender ka blerë 45 vetura “Shkoda” nga një ndërmarrje, e cila ka qenë donator e partisë politike në pushtet LSDM në vitin 2016, shkruan BIRN Maqedoni, njofton Portalb.mk.

Edhe pse BIRN i ka kërkuar dokumentet nga MPB, megjithatë nuk u janë dhënë të dhënat kyçe që mund t’u përgjigjen mëdyshjeve nëse MPB në mënyrë të arsyeshme i ka blerë pa tender veturat edhe atë nga një donator partiak.

Edhe pse është përfolur paraprakisht në media, institucionet kompetente nuk e kanë hetuar furnizimin, ndërkaq përfaqësuesit e ndërmarrjes “Deluks-Auto” nga Kumanova, ndërmarrja-furnizuese dhe donator i LSDM-së, edhe atëherë, por edhe tani nuk reagojnë ndaj akuzave.

“Nuk kam koment”, ishte gjithçka që ka deklaruar për BIRN, pronari i “Deluks-Auto”, Boban Spasovski, në bisedë të shkurtër telefonike.

Çekia i ka donuar paratë për veturat si pjesë e ndihmës së saj për ndihmë që të përballemi me valën e emigrantëve nga Siria dhe nga Lindja e Afërt. Veturat “Shkoda Oktavia” do t’i shfrytëzojë policia kufitare dhe stacionet në atë rajon.

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.