14 C
Skopje
September 21, 2018
Informacione Vendi

Bushati thirrje shqiptarëve për referendumin në Maqedoni

Mesazhi që i vjen nga shteti amë shqiptarëve të Maqedonisë për votën në referendumin e 30 Shtatorit, është i qartë, por për ata që nuk e kuptuan, ministri Ditmir Bushati e përsëriti në ditën e dytë të vizitës së tij, pas takimit me homologun, Nikola Dimitrov.

Kreu i diplomacisë shqiptare tha se pret me padurim zbatimin e ligjit të gjuhëve në Maqedoni. Të dy homologët diskutuan për situatën në rajon, dialogun mes Serbisë dhe Kosovës dhe marrëdhëniet me shtetin fqinj, Greqinë.

Më herët, ministri Bushati u takua me kryeparlamentarin Talat Xhaferri dhe zv/Kryeministrin Bujar Osmani.

.

Burimi i lajmit

Artikuj të ngajshëm

Rrahje në lagjen Aerodrom, e bëjnë për spital dhe ikin (Video)

shprehja

Sela nga Bogovina: Mos keni dilemë më 30 shtator, NATO dhe BE janë aspirata shekullore

shprehja

Thaçi: Qëndrimi i Trumpit ndaj Kosovës s’ka ndryshuar

shprehja