Inspirime Shprehja

Cigaret e vdekjes

Ai ishte një fëmijë i pafajshëm gjashtë vjeçar. I ati i vdiq pasi vuante nga një sëmundje e pashërueshme. E ëma, duke menduar se vdekja e të atit do e trishtojë, nuk i tregoi se i ati ka vdekur. Ajo i thoshte gjithmonë se ka ikur në emigracion dhe nuk dihet kur kthehet, pasi përveç punës merr edhe trajtim mjekësor. Ai e dinte se i ati kishte qenë sëmurë, por nuk e dinte se ai kishte vdekur.
Ditët kalonin dhe djali filloi të hedhë shtat. Kaluan dy vite nga vdekja e të atit. E ëma pinte duhan për shkak të stresit të madh që i shkaktonte mungesa e të shoqit, stres të cilin mendonte se e largon me duhan.
Një ditë, e ëma hyn në dhomën e të birit dhe duke i rregulluar krevatin, gjen poshtë jastëkut të tij cigare! U trondit dhe u shokua! Djali i saj tetë vjeçar të pijë duhanin?! Në çast doli nga dhoma dhe iu turr të birit si e çmendur dhe e goditi. Djali shpërtheu në të qara dhe pasi e mori pak veten i tha atë të vërtetë që ai e dinte. Fëmijët i kuptojnë pothuajse të gjitha ato gjëra që ne mendojmë se ata nuk ia kanë haberin. Ai i tha:
“Babi nuk është në emigracion, por ka vdekur. Mua ma tha djali i shoqes tënde që babi ka vdekur. Unë ta kam mbajtur të fshehtë këtë – pasi mendonte se e ëma nuk e di – dhe nuk ta tregova se mos trishtoheshe. Ai vdiq për shkak të sëmundjes. Unë kisha frikë se mos vdes edhe ti ngaqë pi duhan, prandaj ti merrja cigaret dhe i fshihja poshtë jastëkut tim që mos të humbas edhe ty siç humba babin!”
Ndonjëherë fëmijët tanë janë më të dhembshur sesa ne. Ata i ndjejnë vuajtjet dhe problemet tona dhe përjetojnë ankth.
Ndonjëherë prindërit janë të zhytur në punë ditë e natë dhe nuk kanë kohë për fëmijët. Në këtë rast, fëmijët e tyre edhe pse nuk janë jetimë, u përngjajnë atyre pasi u mungojnë prindërit. Ata vuajnë për shkak të mungesës së prindërve.
Mos mendoni se fëmijët tuaj nuk kuptojnë gjë, se janë të vegjël, se nuk marrin vesh… Tregoni kujdes për ta, u kushtoni vëmendje, i përqafoni, luani, shëtisni me ta… Vëmendja që babai dhe nëna tregojnë për fëmijët, është një rreze shprese për ta që të rriten të shëndetshëm dhe pa vuajtje shpirtërore.

Cigarette smoker

Related posts

Prishtinë 1913: Ushtarët serbë duke rrahur shqiptarët (Foto)

shprehja

Në frymën e shekullit radikal

shprehja

Dita e xhuma…

shprehja

Login

X

Register