Civilizimi i femrës

Civilizimi i femrës

Fantazmat e Ballkanit
POSHTERIMI I SHQIPTAREVE ME MONEDHEN..!
Deponia e Strugës një vegël e pushtetarëve huligan – Blerton Arsllani
Të lundrosh në botën pa dhimbje

Shkruan: Edona LOKU, Shkup

Jam ulur në një qosh të dhomës dhe mendime të shumta po më kaplojnë. Sa vështirë qenka të flasësh për një temë që merr në supe një ralitet të hidhur. Eshtë fakt se çdo herë duhet bazuar çdo kush në veten e tij se pse u krijua? Për çka u krijua…? Cila është esenca e jetës dhe çka duhet vepruar gjat gjith kësaj jete?

T’i hysh kësaj teme nuk mbaron kurr, është pikërisht arsyeja pse vendosa të shkruaj për ketë temë.
Është e vërtetë që adoleshentëve sot i’u mungon edukimi, të rinjëve respekti e shum femrave morali. Pa marrë parasysh për fëmijë, të ritur apo pleq … sjellja e zbukuron njeriun gjë që eshtë në realitet.

Vallë a e ke pyetur ndonjeherë veten se a ja vlen të diskutohet për moralin sot?! Gjithmonë e më shumë njerëzit po ankohen se morali te femra po zhduket e shoqëria po humb vlerat e sjelljes !

Gjërat e shëmtuara jo që nuk u larguan, përkundrazi u shtuan e ngatëresat u përhapën, zbulimi i bukurive tek femra vazhdoi të shtohej nga një vend në vend tjetër, mirëpo… e tërë kjo pa asnjë rezultat. Pyes veten çfarë mesazhi do t’iu lëmë të tjerëve? Ardhmërisë sonë? Po gjeneratat qe vin pas? E sheh botën rreth teje? I sheh ato vajzat e shekullit 21? I sheh se në çfarë gjendje jetojnë ato?

Jeta nuk është për ta harruar veten, mos lejo që njerëzit të të ngatërrojnë me kënaqesinë e botës së rejshme. Nuk është kënaqësi të shkosh në shkoll dhe t’i zbulosh pjesët provokative e as nuk është kënaqësi që përmes zhveshjes të arrihet vëmendja kurse vëmendja nxit vetëm çakajt e rugicave! Oh…sa budallaqe jam, harova që kjo është koha e civilizmit.
Prit. Atëherë kjo i bie që kafshët qenkan më të civilizuar se ne apo jo!

Eh…
Femra është një diamant i ndriquar… por disa arritën t’ia humbin edhe ndriqimin!
A thua a ka diçka të përhershme që të jetë bukuria dhe rinia sot? Si do të jetë me ju atëherë kur t’iu shtrembërohet shpina? Po kur t’ju rudhet fytyra? A mund të krahasohet ajo kënaqësi me këtë mjerim?

Shpresoj çdo herë për një vend të pastër dhe ekonomi të fort ku nuk do të na lejojnë neve si rini të merremi me gjëra të kota të vazhdojmë jetën me punë dhe me shkollë ashtu siç na ka hije neve femrave.

Ju drejtohem juve, femrave që mos t’iu besoni fjalëve që u’a zbukurojnë jeten sepse askush nuk do të kujdeset ta kthej nderin e humbur. E nëse një femër bie moralisht… askush nuk do të mund ta largojë atë nga ajo ndytësir.

Pra ti mos ja humb vlerën vetes sepse gjithmonë e paprekura kushton shtrenjtë!

Andaj si fund vendosa ta mbyll këtë letër të bardhë por me shkronja të zeza, për t’iu treguar se vetëm me moral quhet “PERFEKTE” një femër dhe vetëm me moral rregullohet BOTA!

*** Nxënëse e shkollës së mesme të qytetit të Shkupit “Zef Lush Marku”

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.