Dalin detajet e para për vrasjen e Bojkut, autori s’ishte shqiptar!?

Dalin detajet e para për vrasjen e Bojkut, autori s’ishte shqiptar!?

RAMA: Shqiptarët të mos bien pre e provokimeve
Arrestohet shitësi i parë joligjor i biletave për ndeshjen e “UEFA Super Cup”
(VIDEO+FOTO)Amela 4 vjeçe e sëmur nga Tetova që përloti gjithë shqiptarët: Dua të jetoj, më ndihmoni!
Familja Jashari i futet politikës

E përditshmja maqedonase “Nova Makedonija” jep detaje të reja në lidhje më vrasjen e Dilaver Bojku – Lekut në Strugë. Sipas kësaj gazete, që thirret në burime relevante, kjo vrasje nuk ka të bëjë me gjakmarrjen, siç u pretendua në rrjetet sociale dhe në disa media.

Vrasësi i Lekut, sipas burimit të gazetës, pasi ka shtënë me armë nga pas, ka bërtitur dhe ka folur në gjuhën serbe fjalët “Tani je i pavlefshëm”, ”Nuk vlen asgjë”.

“Sipas një burimi relevant, që ka qënë prezent në momentin kritik dhe në vendin kritk, vrasësi, i cili i është drejtuar viktimës nga pas dhe me një plumb e ka kryer punën, pas vrasjes, në gjuhën serbe me zë ka bërtitur “Tani je i pavlerë”.

Ky është element kyç për hetim të motivit të vrasjes, e me këtë edhe element i rëndësishëm për të ardhur deri te kryerësi i veprës”- shkruan “Nova Makedonija”, për vrasjen e javës së shkuar në Strugë, transmeton Gazeta Lajm.