DEBAT I NXEHTË PËR GJUHËN VAZHDON NË KUVEND (VIDEO)

DEBAT I NXEHTË PËR GJUHËN VAZHDON NË KUVEND (VIDEO)

Ish-ushtari i UÇK-së porosi Taravarit
Tmerr! Përdhunohet vajza 13-vjeçe pas njohjes në Facebook
Sulm ndaj dy policëve në stacionin e Bit Pazarit
Ky është numri i muslimanëve që po agjërojnë në Rusi

Kuvendi hapi debatin e përgjithshëm në seancë plenare për Ligjin e gjuhës shqipe megjithatë diskutimet akoma vijojnë mbi binaret e ditëve të kaluara. Opozita vlerëson se në propozim Ligjin për gjuhën shqipe, mbi 90% e neneve janë kundër-kushtetuese dhe akuzon BDI-në se me këtë ligj po tenton të mbuloj aferat e saja korruptive.

Ky ligj sillet në sy të zgjedhjeve lokale si kërkesë politike e BDI-së dhe kërcënim i BDI-së ndaj LSDM me qëllim që BDI t’i mbuloj të gjitha aferat e saja korruptive, skandalet, nëncmimet ndaj trupit votues shqiptar, mos mbajtjen e premtimeve, infrastrukturën e keqe, shërbimet komunale dhe kushtet sociale dhe ekonomike të këqija në të cilat jetojnë bashkëqytetarët tanë shqiptar- deklaroi Ilija Dimovski, deputet i VMRO-DPMNE-së.

Për dallim nga ditët tjera, sot deputetët e shumicës parlamentare replikuan me deputetët opozitar.

Nuk është e vërtet se ky ligj është kundër Kushtetutës. Nuk është e vërtet se ky ligj parashikon dygjuhësi në të gjithë territorin, nuk është e vërtet se me këtë ligj obligohet dikush të mësoj një gjuhë që nuk donë ta mësojë dhe nuk është e vërtet se do të dënohet dikush për një gjuhë që nuk e din dhe nuk dëshiron ta mësojë- deklaroi Tomisllav Tuntev, deputet i LSDM-së.

Gjithmonë kam menduar se në këtë sallë ka njerëz të një kategorie tjetër, por jam shumë i dëshpëruar. Më mirë ishte kur bisedoja me barinjtë në fshat. Ishin të logjikshëm dhe çdo fjalë e thoshin me vend, ndërsa për ju lirisht mund të them se flisni pa lidhje- deklaroi Branko Manajllovski, deputet i BDI-së.

Dinamika aktuale nuk përjashton mundësinë që Ligjin për gjuhën shqipe, ta ndjekë fati i procedurës për shkarkimin e kryeprokurorit Marko Zvërlevski, kur debati nuk kishte fund.

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.