Deponia e Strugës një vegël e pushtetarëve huligan – Blerton Arsllani

Deponia e Strugës një vegël e pushtetarëve huligan – Blerton Arsllani

Civilizimi i femrës
Bela: Zaev shqiptarët kurrë s’do ta harrojnë mashtrimin epokal që ua bëre
POSHTERIMI I SHQIPTAREVE ME MONEDHEN..!
Komploti ndaj Republikës duhet të marrë fund – Sadri Ramabaja

Nuk kam dashur të shkruaj, nuk kam dashur të bie në sy një periudhë si faktor i shumë ngjarjeve që me kanë ndodhur kohëve të fundit si burim i shkrimeve me përmbajtje politike kundër pushtetarëve aktual e atyre në opozitë, por flaka e tepërt që kam më shtyn që të mos ndaloj e të vazhdoj të shkruaj mbi problemet që lindin dita-ditës e mbrenda natës.

Problemi i fundit jo pak i rëndësishëm që më vret kohëve të fundit është deponia e Strugës që ka marr një rol eliminimi, ku për qëllim ka eliminimin e njerëzve dhe mbjelljen e sëmundjeve si dhe shumë problemeve në vend !

Deponia e Strugës jo vertet ndizet nga njerëz të pa përgjegjshëm, kjo është një lojë që pushtetarët e disa të tjerë që dikur kan qenë në pushtet, tani po e luajnë, është gjithçka e organizuar, korbat e vendit janë të koordinuar për të bërë sulme, e kjo është teper e dukshme që në të kan gisht njerëz të autorizuar me pergjegjësi politike e shtetrore. Mjafton që të bësh një analizë të vogël e do të kuptosh që kjo është vegël e korbave të zi që kan autoritet të lartë në vend. Dua të jem edhe direkt, në këtë ngjarje ka gisht edhe VMRO-ja, por përfshire edhe shumë të tjerë … gjithçka ndodh si rezultat i një inati etnik e sidomos të ndryshimeve të mëdha në vend që kanë ndodh nga Struga e struganët. VMRO-ja ështe ajo parti që kishte në dorë spitalet e Strugës , por i linte njerëzit të vdesin e me buxhetin e saj, organizoheshin mbrëmje argëtuese në Ohër. VMRO-ja është ajo parti që kishte në dorë Çshtjet e arsimit në vend , por nxënësit i linte pa tekste shkollore. Sa e sa shumë sende tjera duhet rradhitur në liste …

VMRO duhet të këtë parasysh se shqiptarët janë ata që e zdruan prej froni dhe se me shqiptarët nuk luhet lojë !

Shpresoj që politikanët aktual nuk do të ushqehen me të njejtën ide siç janë ushqyer ujqërit e shtetit, besoj se ndryshimet do të jenë të frytshme pozitivisht e jo burim i fatkeqësive. Per shumë vite në këtë vend është derdhur gjak, gjak i pafajshëm që luftonte për drejtësi e të drejta morale, por askush nuk ngrihej për ta, sepse këtu është krim të flasësh për drejtësi , por është shumë patriotike t’i luftosh të tillët.

Shembuj të dukshëm të prapambeturisë së këtij shteti janë edhe protestat e ngjarjet që ndodhnin nga pala maqedonase që ishin të koordinuar nga sorrat pushtetar vetëm që të mos zyrtarizohet një gjuhë e një populli shtetformues. Më vjen keq që flas kaq ashpër, jam i gatshëm t’i bëj ball çdo pengese që do të më dal pas këtij shkrimi.

Blerton Arsllani

Strugë