Detaje nga vrasja me çekiç në Veles

Detaje nga vrasja me çekiç në Veles

Vogëlushja e plagosur në Halep dhimbjen më të madhe e mban në zemër
Ekskluzive: Policia e gjen “Range Roverin” e vjedhur në Tetovë – FOTO
LIKA takohet me ambasadorin francez
Koloneli shqiptar që kërcënoi Jankullovskën bëhet ministër

Me çekiç në dorë dhe levë, 46-vjeçari Spase Veljanov ka vrarë fqinjin e tij dhe ka lënduar katër anëtarë tjerë të familjes. Tragjedia ka ndodhur në qytetin e Velesit rreth orës dy pas mesnate.

Prokuroria Publike njofton se Veljanov ka thyer derën hyrëse të shtëpisë së fqinjëve dhe është futur në dhomën ku ka qenë vajza e fqinjit, 30-vjeçarja T.N.

Të parën e ka goditur atë në kokë, ndërsa më pas në dhomë janë futur prindërit e vajzës, ndërsa i dyshuari i ka goditur edhe ata duke u shkaktuar lëndime të rënda. Babai i vajzës, 65 vjeçari D.N., iu është nënshtruar plagëve dhe ka ndërruar jetë në spital.

Pas zhurmës së dëgjuar në ndihmë kanë ardhur edhe vëllau i tani më të ndjerit dhe bashkëshortja e tij, të cilët poashtu kanë qenë të sulmuar nga Veljanov.

Pas kryerjes së veprës i dyshuari, është kthyer në shtëpi dhe në rrjetet sociale ka shkruar se ka vrarë “Monstrat e tij”.

Ai menjëherë është arrestuar dhe nga ana e Prokurorit Publik tek Gjykata Themelore- Veles do të dorëzohet propozim për përcaktimin e masës së paraburgimit kundër tij.

SPB VELEZ

“Më pas ka ardhur babai i dhunuesit dhe disi ka arritur që ta dërgojë në shtëpi. Për shkak plagëve të rënda rreth orës 2:30 në spital ka humbur jetën 65-vjeçari D.N. Po ashtu edhe bashkëshortja e tij 54-vjeçare L.N për shkak lëndimeve të rënda është dërguar në Qendrën Urgjente në Shkup. Tre personat të tjerë janë ndaluar për mjekim në spitalin e Velesit”

Nga SPB Veles informojnë se sipas të dhënave të para arsyeja kanë qenë mosmarrëveshjet mes fqinjëve. I dyshuari për vrasjen ka jetuar në Australi.

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.