Detajet: Tetovari ndërroi jetë në qiell, Aeroplani bëri ulje emergjente, (Video)

Detajet: Tetovari ndërroi jetë në qiell, Aeroplani bëri ulje emergjente, (Video)

Jankullovskën e turpërojnë, ja tërheqin makinën me merimangë, ja çka ndodhi në Shkup (FOTO)
“SHBA sjelli paqe, liri dhe demokraci”
Zbulohet shkaku i zjarrit në Londër (Foto)
Lëvizja BESA: Doli në shesh koalicioni Kasami-BDI

Një udhëtar ka vdekur mbrëmë në avionin i cili fluturoi në relacionin Shkup-Bazel.
Nga Ministria e Punëve të brendshme thonë se i ndjeri është shtetas i Maqedonisë nga Tetova, por nuk japin më shumë detaje.
Burime nga aeroporti i Shkupit kanë konfirmuar për disa portale se aeroplani i i kompanisë hungareze me buxhet të ulët Wizz Air u kthye shpejt pas fluturimit, pasi ekuipazhi vuri re se njërit nga udhëtarët i ra të fikët. Avioni fluturoi në drejtim të Bazelit në ora 13:07 minuta. Kapiteni vendosi që të kthehet në Shkup dhe të kërkojë ulje emergjente, kur ishte ende në fazën e ngjitjes së avionit drejt lartësisë së lundrimit, diku në hapësirën ajrore të Shqipërisë.
Aeroplani u kthye përsëri në Shkup rreth orës 14, ku u prit nga ekipi mjekësor, por për fat të keq, ata vetëm se konstatuan vdekjen e udhëtarit. Trupi i pajetë i tij iu dorëzua mjekësisë ligjore.
Jozyrtarisht mësohet se tetovari ishte i moshës 37 vjeçe.
Ekipet kompetente po punojnë për zbardhjen e plotë të këtij rasti tragjik.

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.