Djali i ish-shefit të DSK-së, Mijallkov “shpëtoi” nga aktakuza për ngjarjet e 27 prillit

Djali i ish-shefit të DSK-së, Mijallkov “shpëtoi” nga aktakuza për ngjarjet e 27 prillit

Zjarri përfshinë Shkupin dhe Tetovën
Tragjedi në Tetovë, humb jetën nga zjarri nëna bashkë me katër fëmijët e sajë (video)
Lista e kandidatëve të BDI-së në Çair
Anëtarësimi në NATO, Kotzias i shuan shpresat Shkupit

Në aktakuzën për ngjarjet e 27 prillit nuk është përfshirë edhe djali i ish-drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov, Jordan Mijallkovi i cili u fotografua brenda në Kuvend në natën e 27 prillit, shkruan “Makfaks”, transmeton Portalb.mk.

Sipas konferencës për media që e mbajti atëherë Damjan Mançevskit nga LSMD-ja, në të cilën u shpërndanë fotografi të personave që kanë hyrë në Kuvend, Jordan Mijallkov ka qenë një ndër të parët që është gjetur. Ai në tetor të vitit 2017 është marrë në pyetje në stacioni policor në Kisella Vodë të jep dëshmi për ngjarjet e 27 prillit në kërkesë të Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, e cila e udhëheq lëndën.
Penalisht për ngjarjet e 27 prillit nuk do të përgjigjet as djali i Amdi Bajramit, Adnan Memed, i cili gjithashtu është fotografuar duke qëndruar para policëve.

Damjan Mançevski në konferencë për media tha:

“Ky dhunues majtas në fotografi është Adnan Memded, shef i kabinetit të Elvis Bajramit, kryetar i Komunës së Shuto Orizares, djali i Amdi Bajramit”.

Për fotografinë që është shpërndarë në konferencë për media, Adnan Memed deklaroi se ka hyrë në Kuvend pasi e ftoi deputeti Amdi Bajrami, i cili gjoja se ka pasur probleme shëndetësore dhe iu ka dashur ndihmë.

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.