Djali i ngul thikën nënës, ajo e larë në gjak: Të dua… (FOTO)

Djali i ngul thikën nënës, ajo e larë në gjak: Të dua… (FOTO)

Edhe kjo ndodhë tek shqiptarët – 19-vjeçarja helmon vjehrrën, ja çfarë i hodhi në gotën e kosit
RAMA: Sa më e fortë Maqedonia, aq më e fortë Shqipëria
Lëtër nga burgu i Idrizovës: Ali na harrove
E tmerrshme, nëna fut djalin e saj në lavatriçe

I nguli thikën nënës pasi vrau motrën, duke e lënë në një pellg me gjak. Më pas Melvin James, një 36-vjeçar i papunë, nga West Midlands në Angli, i nguli të njëjtën thikë dhe vetes.

Pavarësisht tentativave për ta mbajtur në jetë, ai vdiq në spital ashtu si e motra, Ann-Marie, 33 vjeçe. E vetmja që shpëtoi nga krimi tronditës në familje, ishte nëna Lynette, 59 vjeçe, e cila tha në gjykatë ku po shqyrtohet çështja se çfarë i tha djalit para se ta qëllonte, “Unë të dua gjithsesi, i vogli im”.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në muajin mars. Siç kujton zonja James, ishte duku u futur për të bërë një dush në shtëpinë e saj Wolverhampton, kur dëgjoi ulërimat e së bijës Ann-Marie. Në atë moment vrapoi në sallon dhe pa vajzën në dysheme, në mes të një pellgu gjaku. Pas saj ndodhej Melvin.

“Pashë që dilte nga kuzhina pasi përplasi telefonin për muri. I kishte sytë e kuq dhe vazhdonte të më fiksonte”, tregon gruaja. Duke u afruar drejt saj nisi që ta qëllonte me thikë.

“Nisa që ti thoja se e doja, pasi ishte sërish djali im”, tha gruaja para hetuesve që po merren me rastin,

Gruaja arriti të largohej duke u mbyllur në banjë, nga ku telefonoi ndihmën e shpejtë.
“Jam duke vdekur, im bir më plagosi. Vajza është e shtrirë në dysheme, nuk e di si është gjendja e saj”, tha Lynette në kërkesën e saj për ndihmë.

Sipas gruas, Melvin dukej i buzëqeshur dhe i gëzuar, ndërsa ndryshim ndodhi pak orë para krimit, shkruan noa.

“Më dukej i shqetësuar, donte t’i mbante të gjitha dritaret hapur pasi kishte vapë dhe djersiste”, tregon ajo.

Ndërkohë që policia tentoi që ta qetësonte, me afrimin e tyre i riu qëlloi veten me thikë, ku pavarësisht dërgimit në spital, ndërroi jetë prej plagëve të marra.

Hetimet lidhur me atë që ka ndodhur në familjen James vijojnë ende, për të kuptuar motivin e një tragjedie të tillë familjare. Ndërkohë i riu ishte kuruar para pak kohësh prej çrregullimeve mendore, çka dyshohet se është dhe baza e krimit tragjik.