Donald Tusk i shqetësuar për tensionet në Ballkan

Donald Tusk i shqetësuar për tensionet në Ballkan

PROTESTUESIT PËRGJAKIN KREUN E LSDM-SË, ZORAN ZAEV (FOTO)
Bushati: Maqedonia? Rrugë e gabuar, kurs i gabuar
Ndarja e Ahmetit dhe Selës. Ja çfarë thotë Bujar Osmani
Tronditet Shkupi, nëna rrëfen: Fqiu tentoi që të ma përdhunoje djalin 10 vjeçar

Kriza politike në Maqedoni dhe tensionet e rritura në përgjithësi në rajonin e Ballkanit kanë shqetësuar edhe presidentin e Këshillit të Ministrave të Bashkimit Europian, Donald Tusk. Shqetësimin e ka shprehur edhe në letrën që i ka dërguar krerëve të 27 shteteve anëtare të unionit. Ndër të tjera ai shkruan se situata në Ballkan është mjaft e brishtë dhe duhet trajtuar me shumë kujdes. Tusk shkruan se me Ballkanin të veprohen në bazë të objektivit të përbashkët të forcimit dhe mbrojtjes së sigurisë në Europë.

Bashkimit Europian, Tusk i kërkon të mbetet i angazhuar për të vijuar rrugën e integrimit të Ballkanit Perëndimor dhe për ti qëndruar objektivave që ka marrë përsipër ti zbatojë. Letrën ua dërgoi krerëve të shteteve anëtare përpara samitit dy-ditor që nis të enjten dhe i kushtohet marrëveshjes së 25 marsit të vitit 1957, ku u vendos krijimi i Komunitetit Ekonomik Europian, i njohur si Traktati i Romës nga ku e ka zanafillën edhe Bashkimi i sotëm Europian. Në samit do të votohet për kreun e ri të Këshillit të Ministrave të Bashkimit Europian, post për të cilin do të rikandidojë edhe kreu aktual Donald Tusk.

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.