Dramë në kufirin e Bllacës midis Maqedonisë dhe Kosovës, ja çka ndodhi?

Dramë në kufirin e Bllacës midis Maqedonisë dhe Kosovës, ja çka ndodhi?

Studentja 21-vjeçe përdhunohet dhe theret për vdekje, policia i vihet pas sulmuesve – pamjet e aksionit publikohen në internet (Foto/Video)
Vdiq rapsodi i mirënjohur nga Kosova (FOTO+VIDEO)
“Lavdrim Muhaxheri u spikat nga propaganda e prerjes së kokave” (VIDEO)
Identifikohen edhe 25 huliganë tjerë. Lëshohen fletë-arreste

Në vendkalimin kufitar Bllacë midis Maqedonis dhe Kosovës ka ndodhur një dramë e vërtetë, kur një person me makinën e tij ka thyer traun e kufirit dhe është arratisur, informon INA.

Ngjarja sipas MPB ka ndodhur mbrëmë, kur në sportelin policor kanë mbërritur dy persona të moshave 24 dhe 28 vjeç me adresa banimi Gazi Babë dhe Hasanbeg. Në komunikatën policore theksohet se dy personat po hynin në Maqedoni dhe gjatë kontrollit të pasaportave të tyre, është zbuluar se njëri prej tyre posedonte pasaportë të personi tjetër.

Në momentin kur është thirr për verifikim plotësues, ai i ka rrit shpejtësinë e makinës duke thyer traun dhe duke u larguar në drejtim të Maqedonisë.

MPB menjëherë ka ndërmarrë masat e kontrollit dhe ndjekjes, por më pas në fshatin kufitar Bllacë është gjetur vetëm makina e tyre, ndërsa dy personat janë arratisur. (INA)

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.