Dramë në Tetovë: Pronari i lokalit rrah këngëtaren shqiptare dhe burrin e saj

Dramë në Tetovë: Pronari i lokalit rrah këngëtaren shqiptare dhe burrin e saj

Moti i akullt / Shënohen temperatura rekord, -15 gradë në Berovë
(VIDEO) Momenti kur tërmeti rrafshoi Shkupin më 1963
Osmani: Jam për koalicionin LDK-VV, pa kushte për kryeministër
Myslimanët në Maqedoni përgatiten për festën e Fitër Bajramit

Dy këngëtare dhe bashkëshorti i njërës prej tyre janë sulmuar nga pronari i një lokali në rrugën e vjetër Tetovë-Shkup, si dhe nga një i punësuar në lokal, pasi kanë kërkuar nga pronari të paguhen për paraqitjen.
Incidenti ka ndodhur sot në mëngjes rreth orës 4. rastin në polici e ka paraqitur 45 vjeçarja B.Z. nga Shkupi, bashkë me burrin e pakurorëzuar E.A. (38) nga Ferizaj dhe miken e saj H.S. (52) poashtu nga Shkupi, transmeton Gazeta Lajm.

“Pasi që B.Z. dhe H.S. kanë përfunduar me këndimin në lokal, B.Z. ka kërkuar nga pronari që t’i paguajë për paraqitjen e tyre, mirëpo ai e ka kapur për flokë dhe eka tërhequr zvarrë. Ka ndërhy edhe H.S. me qëllim që t’i ndajë, e më pas edhe E.A. Në atë moment pronari i objektit dhe i punësuari i janë vërsulur personit E.A. dhe kanë filluar ta godasin me shqelma dhe grushte, duke e rrëzuar për tokë. Ata i kanë ndarë dy mysafirë që kanë qenë në lokal”, njoftoi policia e Tetovës.
Policia është duke punuar në ndriçimin e detajeve dhe në gjetjen e dy personave të akuzuar se kanë marrë pjesë në rastin e dhunshëm.