Dramë tjetër në Kodrën e Diellit: Humbin 4 persona nga Maqedonia dhe 2 nga Kosova, ja çka ndodhi

Dramë tjetër në Kodrën e Diellit: Humbin 4 persona nga Maqedonia dhe 2 nga Kosova, ja çka ndodhi

Ky është kryetari shqiptar i komunës që fillon punën para orës 6 (FOTO)
Video e vjedhjes së fundit në Prishtinë
ZYRTARE: Rushiti kundërkandidat i Bejtës për Gostivarin
Digjen dy makina në qytetin e Gostivarit

Pas gati shtatë-orësh në kërkim, MPB-ja ka përfunduar me sukses aksionin e shpëtimit në të cilën u gjetën gjashtë skiatorë që sot pasdite humbën në Kodrën e Diellit, njofton TetovaSot.

“Sonte rreth orës 21 janë gjetur dhe janë shpëtuar gjashtë skiatorë që humbën sot në Kodrën e Diellit. Rreth orës 17. 30 në departamentin e policisë së Kodrës së Diellit ka ardhur 30-vjeçari F.R. nga fshati Lisec i Tetovës së bashku me shtetasin e Kosovës M.Z. dhe kanë denoncuar se dy nga Kosova dhe katër nga Maqedonia rreth orës 14 e 30 minuta me teleferik janë ngjitur në “Ceripashinë” dhe pastaj kanë zbritur në rrugën Jellak. Por nga mjegulla e dendur ata kanë humbur në një zonë të panjohur pyjore, diku dy kilometra në veri mbi fshatin Veshallë”, theksojnë nga MPB-ja.

Policia më tej thekson se menjëherë është organizuar aksioni i kërkimit për gjashtë skiatorët dhe rreth 21 orës janë gjetur të gjithë të gjallë dhe në gjendje të mirë në zonën e “Studorek”, dhe me automjetin për pastrim të borës kanë arritur në departamentin e policisë së Kodrës së Diellit./TetovaSot/

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.