Drita e Zbulimit

Drita e Zbulimit

Kur’ani – Mbrojtës dhe shërues
Kur’ani – Mbrojtës dhe shërues, kapitulli i dytë
Toka
Kur’ani – Mbrojtës dhe shërues, kapitulli i katërt

DRITA E ZBULIMIT (ç’është jeta)

Ekzistenca e njeriut në këtë botë dhe krijimi i gjithë këtij universi nuk janë thjeshtë aksidente ose produkte të natyrës së rastësishme. Ky univers, çdo atom i tij, manifeston e na tregon për krijimin, nga një Krijues i plotfuqishëm dhe i dashur. Pa një Krijues asgjë s’mund të ekzistojë. Çdo shpirt në veçanti e di se Ai ekziston, dhe ekzistenca e tij varet nga një Krijues. Ai e di mirë se s’mund të krijojë vetveten. Në ndërkohë është detyra e tij të njohë Mësuesin e tij, Krijuesin, që është Zoti.

NJERËZIMI

Njeriu është një krijesë unike. Zoti e vendosi njeriun si përfaqësues të Tij, si deputet, për të qeverisur mbi të gjitha krijesat e tjera në këtë botë. Ai është i pajisur me tempullin e Arsyes, që e diferencon atë nga të gjitha kafshët e tjera.

Profeti thotë:

Zoti s’ka krijuar gjë tjetër më të mirë se Arsyeja ose më perfekte dhe më të bukur se Arsyeja…

Së bashku me këtë tempull, për të zgjedhur dhe për të parë me kujdes, njeriut i është dhënë liri të zgjedhë për vete një rrugë jete të vlefshme për pozitën e tij si përfaqësues i Zotit ose të bjerë më poshtë se të gjitha kafshët dhe krijesat e tjera. Njeriu është lindur i pastër dhe pa mëkate. Atij i është dhënë liri të bëjë vepra të drejta, ose të ndyta e të këqij

UDHËZIME TË SHENJTA

Zoti me dashurinë e Tij të madhe dhe mëshirën për njerëzimin nuk na ka lënë ne në errësirë, për të zbuluar rrugën e drejtë nga gjykimet dhe gabimet. Dyfishuar me kapacitetin intelektual të arsyes, Zoti dërgoi ndër ne udhëzues të shenjtë që nënvizojnë kriterin për vërtetësi, dije dhe të ekzistencës sonë në këtë botë, dhe në të ardhmen.

REVELACIONI

Qysh nga fillimi i njerëzimit Zoti dërgoi Profetët për të shprehur mesazhin e Tij dhe për të fituar në rrugën e paqës së vërtetë dhe të BINDJES në një Zot të vetëm të vërtetë. Ky është Islami.

Ky mesazh u shpreh me rradhë nëpër brezat njerëzor nëpërmjet profetëve të ndryshëm, të gjithë e ftojnë njerëzimin në të njejtën rrugë.

Me gjithë këtë të gjitha mesazhet e para të Zotit u shtrembëruan nga njerëzit e gjeneratave të mëvonshme. Si rezultat revelimi i pastër nga Zoti u përdhos me mite e bestytni, respekte ndaj idhujve, e ideologji filozofike e irrituese.

Besimi në Zotin u tret në religjionet e shumta. Historia njerëzore është kronikë e lëvizjes së njeriut ndërmjet dritës dhe errësirës, por Zoti nga dashuria e madhe e Tij për njerëzimin, nuk na braktisi.

MESAZHI I FUNDIT

Kur njerëzimi ishte në thellësi të periudhës së errët, All-llahu I e dërgoi lajmëtarin e tij të fundit profetin Muhammed u (paqja qoftë mbi të), për të pasur kujdes njerëzimin.

Revelacioni i Muhammedit u paraqet burimin e fundit dhe të përhershëm të udhëheqjes së njerëzimit.

KRITERI PËR TË VËRTETËN

Si e dimë se një mesazh si Kur’ani është fjalë e Zotit? Kriteri për të vërtetën mund të kuptohet lehtë nga të gjithë.

  1.  MËSIMET E ARSYESHME:
    Që kur Zoti e dërgoi arsyen dhe intelektin tek njeriu, është detyra jonë ta përdorim atë për ta dalluar të vërtetën nga e pavërteta ose mashtrimi. Zbulimi i vërtet jo i shtrembëruar, nga Zoti duhet të jetë racional dhe mund të arsyetohet nga të gjitha mendjet pa paragjykim.
  2. PËRSOSMËRIA:
    Meqë Zoti është i përkryer edhe mesazhi i tij duhet të jetë i përkryer dhe i përpiktë dhe i çliruar nga çdo gabim, ngatërresë dhe versione të shumta. Duhet të jetë i çliruar nga kontraditat, në rrëfim.
  3. PA MITE DHE BESTYTNI:
    Zbulimi i vërtet është i çliruar nga mitet e bestytnitë të cilat të çojnë në degradimin e dinjitetit të Zotit (All-llahut I), dhe vet njeriut.
  4. SHKENCORJA:
    Meqë Zoti është Krijues i të gjitha dijenive, mesazhi i vërtetë është shkencor dhe mund t’i bëjë ballë sfidës së shkencës në të gjitha kohët.
  5. PROFECIA:
    Zoti është njohës i së kaluarës, së sotmës e së ardhmes. Kështu fjala e tij profecive në mesazhin e tij do të plotësohet si një fjalë e një profeti.
  6. I PAIMITUESHËM NGA NJERIU:
    Mesazhi i vërtetë nga Zoti është i pa gabueshëm dhe s’mund të imitohet nga njeriu. Revelata e Tij është një mrekulli jetësore. Ai është një libër që sfidon njerëzimin për të parë e provuar veten e tyre.

 

*** Pjesë e shkëputur nga libri “Kur’ani dhe Shkenca” e autorit të njohur Dr. Maurice Bucaille.

Dr. Maurice Bucaille është kirurg i shquar francez, shkencëtar dhe autor i librit “Bibla, Kur’ani dhe shkenca” që përmban rezultatet e hulumtimeve të tija në lëminë e relacioneve Judo-Kristi­ane dhe Islamike ndaj shkencës. Kjo broshurë është një kontribut unik në fushën e fesë dhe të shkencës.

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.
ARTIKULLI ME I VJETER