Duel

E kuptoi se gruaja po e tradhtonte, prandaj përgatiti një plan – pastaj e qëlloi për vdekje atë dhe të dashurin e saj
Ja çfarë moti na pret nga e hëna në Maqedoni
Babai nxjerr jashtë dritares së apartamentit të birin duke e mbajtur të varur: “Një mijë pëlqime ose e lëshova” (Foto)
Zbulohet inspektori që e ka përgjuar Zaevin, ja emri i tij?!

Shkruan: Arbëria ABDUSHI

Një labirinth gjen dalje të harruar pa dashje hapur, të ngushtë, por të kalueshëm dhe nga aty futen erërat e veriut e të jugut.

Hyn dorë për dore sikur janë të ftuar në një duel baleti.

Aspak armike me njëra-tjetrën, por çdoherë i’a vënë zjarrin skenës, e si për çudi kanë një kusht të prerë: të luajnë në errësirë!

Koreografi i tyre është po aq i prerë sa vet zhurma e takave të saj dhe po ai i njejti është juri, që zakonisht s’din të gjykon. Gjykimi i tij është duel, duel që sot shfaqet i servirur sipas qejfit të gjithësecilit!

Nga fundi i sallës, po mundohet të hapën një dritare tepër të vogël. Por, jo! Ato e kanë aq intim këtë balet, saqë kanë siguruar çdo vrimë.

Sorollatet sikur një kriminel që di çdo mënyrë për të depërtuar në të çmuarën, është e kotë megjithatë! Thuaj se ata të dy janë në një botë tjetër.

Është e pamundur! U dëgjua një e bërtitur sa nervoze aq edhe e pa përmbajtshme. Pastaj u largua aq qetësisht sikur nuk i interesonte më asgjë. Ai iku, la gjithçka, balerinet, duelin, qëllimin edhe errësirën e asaj salle! Iku sikur ikën breshka.

Etja e bëri të pijë ujin që rrjedh nga mali i jetës të pa mbuluar nga ferrat e pyjeve dhe u kthye me shpejtësinë e atletit më të mirë.

Ju kujtua atij, dha urdhër të prerë me mprehtësinë e të ftohtit. Dashja pa dashje, ai duel u ndal dhe mbeti një erë, e cila buzëqeshi për “shpëtimin” që i’a bëri pronari i asaj salle. Me ecje të lehtë, duke ngatërruar pa dashje fustanin e gjatë mes gishtërinjve të këmbës, ajo bëri një veprim: e ndezi dritën!

Nësë mendoni se ky shkrim duhet të jetë në top10 e shkrimeve më të mira dhe nëse ju e pëlqeni, atëherë votimi bëhet duke klikuar më poshtë në butonin “pëlqej”. Votoni Tani!

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.
ARTIKULLI ME I VJETER

KOMENTO