Dy komplekse te shqiptarët

Dy komplekse te shqiptarët

Loti një femijë në Alepo
Letër e hapur mësimdhënësve – Blerona Brao
Largimi nga vendëlindja për një vend pune!
“Flaka e janarit”, kur aktorët e UÇK sfidojnë në teatër

Si shqiptarë vuajmë nga dy esktreme:
1.Kompleksi i inferioritetit
2.Kompleksi i superioritetit
Shqiptari ose është inferior ose superior dhe mesin e artë nuk e njeh, kjo na izolon si shqiptarë, si shoqëri, si rreth, si popull, si shtet.
Shqiptari nuk duhet të ndjehet inferior ndaj askujt, nuk duhet të mbajë kokën ulur para askujt, se pas shpindës ka një bagazh kulture të pasur, nuk duhet ti hyjë askujt nën këpucë.
Shqiptari nuk duhet të ndjehet superior ndaj askujt, nuk duhet të mbajë kokën lartë para askujt, se pas shpindës ka një bagazh varfërie, i copëtuar gjithandej, shqiptari nuk jeton por mbijeton në shtetin e tij, nuk duhet ti hyp askujt mbi kokë.
Shqiptari duhet të jetë i mesëm, as kokën poshtë, as kokën lartë, por kokën drejt, të punojë për bashkim, të bëhet pjesë e ndryshimit, faktor në vendin e tij, mbijetesën ta rrikthen në jetesë, as nën këpucët e tjetrit mos ta shoh veten, as mbi kokën e tjetrit, as para, as pas, por drejt e i barabartë me të tjerët.
Mos të harrojmë që njerëzit më të mëdhenj në botë janë më të thjeshtit, nuk dalin nga lëkura, nuk kopjojnë, nuk bëhen asgjë përveç se vetja e tyre.
I gjithë ky inferioritet dhe superioritet vjen nga mosvetëdijësimi, e që këto dyja duhet të zhduken nga populli jonë, ta dimë ku e kemi vendin.
Shqiptarët duhet të lexojnë sa më shumë, sidomos historinë e tyre, se me lexim njeriu ndryshon opinion, është ndryshe një njeri para dhe pas librit.
Të paditurit shohin hundën, të diturit shohin qiellin.
Ka shqiptarë që nuk kanë mundësin të shkollohen, unë e kuptojë, asnjëri nuk jemi më mirë, të gjithë jetojnë mesatarisht ose janë shtresë e ulët, shtresa e lartë janë politikanët dhe një grushtë biznismenesh e kriminelësh të cilët janë pakicë(me përjashtim të të ndershmëve të cilët sërish janë pakicë), dhe si bëhet puna me ata që nuk kanë mundësi të shkollohen? A ngecin këta në pavetëdijësim si shkak i kësaj mosmundësie?
Padyshim se jo, është e natyrshme të dihet se arsimi të vetëdijëson, por duhet të dihet edhe që vetëdijësimi nuk vjen vetëm se nga ky biruc, njohuria dhe mençuria dallojnë. Jo të gjithë që janë të vetëdijësuar janë të shkolluar, ke edhe të shkolluar që janë të pavetëdijësuar.
Atëherë cila është zgjidhja?
Ishe apo nuk ishe në shkollë ti mund të jesh i vetëdijësuar nga dëshira për të ditur, ta njohësh veten dhe popullin tënd, disa fleta në ditë mjaftojnë për të ushqyer mendjen, në mos lexim, shikim dokumentaresh, diskutime me familjen rreth historisë, të marrim pleqtë e tonë shembull që ata ishin analfabet por shumë mendjemprehtë e të mençur, gjyqtarë e patriot të vërtetë, atëherë kur nuk kishin të drejtën të shkolloheshin ata u frymëzuan e u ndërtuan nga gojëdhënat brezë pas brezi, poemat, baladat, anekdotat etj. Vetëdija vjen nga mençuria dhe në kohën e stërgjyshërve e gjyshërve tonë institucion arsimor ishte konaku, ku kishte rregull dhe drejtësi, më gjyqtarë ishin ata se gjyqtarët e sotshëm të diplomuar të cilët janë të korruptuar fund e kokë.
Një kamarier i lexuar dallon që në të folur e në sjellje nga një kamarier i palexuar. Nuk është me doemos të jesh në pozitë të lartë, lartë apo poshtë, pa dallim se ku, pyet veten a je ai që e pranon vetëdijësimin apo i reziston vetëdijësimit?
Një studentë i vërtetë, e sheh studimin si borxh ndaj atdheut, si angazhim ndaj popullit që do t’i shërbejë dhe pyet veten çdo ditë; “Ç’bëra unë sot për Shqipërinë?”
Historia është armë që po ta shkrepësh në popullin tënd krijon vetëdije!
Shkruan: Hasan Hoxha për Shprehja.com

 

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.